Raporti i publikuar nga BMJ (British Medical Journal), gazeta mjekësore Britanike, konkludon se deri në vitin 2050, 13 milionë jetë do të shpëtoheshin në qoftë se Kina do të implementonte rregulloren e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për duhanin.
Kina është një ndër shtetet më të populluara me duhanpirës, ku më shumë se gjysma e popullsisë mashkullore është përdoruese e drogës së lehtë.
Studiuesit deklarojnë se rritja e taksës së cigareve do të ndërpresë duhanpirjen e 13% të meshkujve dhe 12% të femrave deri më 2050.
Forcimi i rregullave për vendosjen e vendeve të posaçme për pirjen e duhanit do të rezultonte në një rënie prej 10%, ndërsa ndalimi i reklamimit të tyre në 4 %, për totalin e rreth 13 milionë njerëzish.
Simulimi i kryer për studimin, gjithashtu zbuloi se në intervalin midis viteve 2012-2050 50 milionë persona do të humbnin jetën nga duhanpirja.
Redaksia Online
(a.k/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com