Ndalimi i gjyqtarëve, PDIU:
Hakmarrje e ulët e Greqisë

Ndalimi i gjyqtarëve, PDIU: <br />Hakmarrje e ulët e Greqisë
TIRANE- PDIU nëpërmjet një deklarate për shtyp shpreh indinjatën në lidhje me ndalimin nga pala greke të tre gjyqtarëve që gjykuan Naum Dishon. Nuk janë lejuar të hyjnë në Greqi kryetarja e gjykatës së Apelit të Korcës Entela Prifti , gjyqtarja tjetër e Apelit, Brunilda Malo, si dhe gjyqtarja e gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës, Afërdita Maho, shkruante sot gazeta Panorama.

PDIU thotë se është një “hakmarrje e ulët” ndaj zyrtarëve të drejtësisë shqiptare që në mënyrë të ligjshme dënuan shkelësin e ligjit, shqiptari bukëshkalë tashmë të arratisur Naum Disho.

“Ky aleancim me shkelësin e ligjit në arrati z. Disho dhe nëpërkëmbje e përfaqësuesit të organeve të ligjit bie ndesh jo vetëm me parimet e promovuara nga Bashkimi Evropian por edhe me parimet bazë të funksionimit të një shteti mesatar të lirë e demokratik.”- thuhet në njoftimin për shtyp të PDIU-së.

PDIU kërkon ndërhyrjen e ministrisë së Jashme që të kërkojë sqarime në lidhje me këto ndalime. “Ky veprim i ulët është një përshkallëzim i sjelljes aspak dinjitoze të deritanishme të autoriteteve kufitare greke ndaj shtetasve shqiptarë që kanë lindur në trojet autoktone shqiptare të Camërisë flet për një axhendë të qartë shoviniste qe po përvijohet në nivele shtetërore greke që vë në pikëpyetje jo vetëm fqinjësinë e mirë në rajon por edhe nivelin e modernitetit të këtij shteti. A mos vallë edhe kësaj radhe bëhej fjalë për një rast të ngjashëm me mos-njohjen e toponimeve tona çame prej shtetit grek dhe kërkohet që në dokumentat e zyrtarëve tanë të shkruhet "dhikastis" dhe " isangjeleas" në vend të gjykatësit dhe prokurorit?”- shkruhet më tej në deklaratë. Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet thotë se do të kontakojë edhe me organizatat greke të të drejtave të njeriut “që të bëjnë presion ndaj shtetit të tyre që mos të rrëshqasë në forma arkaike të shovinizmit prej frustrimit që vjen nga kriza ku elita aktuale politike e ka zhytur vendin fqinj.”

PDIU mbyll deklaratën duke kërkuar ekstradimin e Dishos në Shqipëri për tu ballafaquar me dënimin e marrë nga autoritetet shqiptare, “përndryshe do të bëjmë presion që shteti shqiptar të rishikojë marrëdhëniet bilaterale në fushën e rendit, drejtësisë dhe sigurisë me Greqinë duke iu përmbajtur kryekëput parimit të reciprocitetit. Ne jemi të bindur që në këtë aspekt është Greqia ajo që humbet dhe po ashtu skemi fije dyshimi që nëse ky shtet vijon me këtë sjellje arrogante, ai ka për të humbur respektin dhe influencën jo vetëm mes trojeve shqiptare por në mbarë rajonin.”
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja