Ndalimi i importit të makinave para 2010, Marika në 'Report Tv': Rritet cilësia e ajrit, s'preken mjetet në qarkullim

Drejtoresha e Mjedisit, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Klodiana Marika e ftuar në studion e 'Report Tv' ka sqaruar ndalimin e makinave të prodhuara para vitit 2010 në vend. 

Marika ka sqaruar se ky ligj që do të hyjë në fuqi që nga 1 janari nuk ka për qëllim ndalim të makinave që janë tashmë në qarkullim por importin e makinave nga jashtë, të cilat duhet të plotësojnë kriteret e marrëveshjes 'Euro5'. 

Më tej ajo ka shtuar se kjo nismë pritet që të ndikojë në rritjen e cilësisë së ajrit. 

Mendojmë që ky vendim do të ndikojë pozitivisht. Por duhen marrë edhe masa të tjera. Duhet të reduktohen makinat në qarkullim.

Klodiana Marika

INTERVISTA E PLOTË:

Komuniteti evropian nuk lejon shitjen e makinave ‘Euro6’. Ne duke marrë parasysh zhvillimin e vendit kemi marrë marrëveshjen ‘Euro5’.

Si do të procedohet me makinat që janë jashtë standarteve?

Nuk është urdhri për ndalimin e makinave në qarkullim, por për ato që importohen. Ato duhet të përmbushin ‘Euro5’.

Klosi gjatë fjalimit foli edhe për mjetet pa targa, ka afat për t’u regjistruar?

Po ka një afat. I është lënë afat pesë mujor.

Pritet që këto masa do ta rrisin cilësinë e ajrit?

Mendojmë që do të ndikojë pozitivisht. Por duhen marrë edhe masa të tjera. Duhet të reduktohen makinat në qarkullim.

Cilat janë reagimet e para nga kjo nismë?

Nëse ke një makinë të vjetër ke më shumë kosto. Edhe unë nuk sugjeroj një makinë të viti 2017 por të kujdesemi për mjedisin. Në pikun e trafikut kemi smogun që e mbulon qytetin. Është i gjithi nga makinat.

Sa shqetësuese është përdorimi i makinave?

Ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm. Por njerëzit nuk duan të kuptojnë. Po të ishte që do të merreshin masa drastike, ne do të kishim ‘Euro6’ por nuk ndodhi se ne marrim parasysh zhvillimin e vendit. Unë personalisht propozoj përdorimin e biccikletave ose ecjen në këmbë.

Si është situata e mjedisit në Shqipëri?

Ëhstë vërtetë në fokus por nuk ka vëmendjen e merituar. Duhet gjetur mekanizmi që balancat të jenë sa më të qëndrueshme. Kemi miratuar me VKM reduktimin e qeseve plastike. Hap shumë i rëndësishëm.

Qytetarët lëvizin sërish me qese, pse?

Janë qese të riciklueshme. Kanë shenjën e tyre. Bisneset që nuk e respektojmë marrin gjoba por deri më tani nuk ka pasur gjoba. Kjo edhe sepse bizneseve iu la tre muaj kohë.

Cila do të jetë nisma tjetër?

Do të jetë përcaktimi i kritereve për venddepozitimet e mbetjeve. Një pjesë e aktualeve janë të paligjshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 25/09/2018 17:01

    po njerzit ku do ti gjejne leket per makina aq te reja pa e dim qe flisni pence ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë