Ndalimi i kapsollave/ Policia e Tiranës plan masash, dërgon në prokurori dy pronarë dyqanesh (FOTO)

Pas urdhrit të Ministrisë së Brendshme për të ndaluar përdorimin dhe shitjen e kapsollave, Policia e Tiranës ka nisur aksionin për sekuestrimin e tyre. Në dy dyqane në Tiranë janë sekuestruar kapsolla të madhësive të ndryshme, siç mund të dallohet nga këto foto, si dhe janë kallëzuar dy pronarët e tyre. 
Po mbi çbazë ligjore po bllokohet tregtimi i kapsollave në Shqipëri?

Zyrtarisht Policia e Tiranës thotë se kapsollat janë bllokuar, për shkak se dyshohet që kanë sasi eksplozivi në brendësi të tyre, gjë që është e ndaluar me ligj. Për këtë arsye Policia thekson se materialet i ka referuar në Prokurori dhe është ky institucion që bën aktet e eksperimentimit për sasinë e eksplozivit që përmbajnë kapsollat dhe më pas vendos ndjekjen penale.

Pra nuk bëhet fjalë për një urdhër të ditëve të fundit, por i referohen ligjit për tregtimin dhe shitjen e mjeteve piroteknike, i cili ndalon përdorimin e kapsollave që kanë sasi eksplozivi dhe që shkaktojnë dëmtime tek njerëzit. Pas eksperimentit që Ministria e brendshme bëri, rezultoi se ky model kapsollash që po tregtohet në Shqipëri ka sasi eksplozivi dhe prandaj ka nisur bllokimi i tyre. 

Aksioni do të vijojë përgjatë gjithë ditëve të dhjetorit, ku do ndalohet tregtimi dhe përdorimi i kapsollave që përmbajnë sasi eksplozivi.
Ndërkohë Report TV ka mësuar se Ministria e Brendshme po përgatit një projektligj për ta çuar në Parlament, i cili parashikon ndalimin e importit për të gjitha llojet e kapsollave në Shqipëri. Me këtë projektligj synohet që në vendin tonë, të mos vijnë më kapsolla, por vetëm fishekzjarrë, të cilat do të kategorizohen te mjetet argëtuese.

Njoftimi i plotë:

Policia e Tiranës plan masash për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike.

Konstatohen dy subjekte (dyqane) që mbanin dhe tregëtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Sekuestrohen produkte piroteknike.

Policia e Tiranës në zbatim të planit të masave për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregëtojnë apo shesin lëndë plasëse e piroteknike, ka ushtruar kontrolle në dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar në shkelje dy subjekte (dyqane) dhe materialet janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkeljen e konstatuar në ngarkim të pronarëve të këtyre subjekteve, shtetasve:

- Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

- D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në dyqanin e tij në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregëtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale produkte piroteknike.

Kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.

Vendimi i Ministrisë së Brendshme për të ndaluar importin dhe tregtimin e kapsollave vjen pas plagosjes së efektives Ina Nuka në protestën e një jave më parë para Parlamentit.

Ministria e Brendshme solli dje në vëmendje edhe dëmet që mund të sjellë një kapsollë. Në eksperimentet e bëra publike dje shihet se një kapsollë është në gjendje të lëvizë nga vendi edhe një hekur.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë