Plagosja e polices, Ministria e Brendshme: Do të ndërpritet importi i kapsollave, ja dëmet që mund të shkaktojnë (VIDEO)

Ndalohet përdorimi i kapsollave në Shqipëri. Ministria e Brendshme ka nxjerrë një urdhër ku ndalon importin dhe tregtimin e kapsollave. Në këtë mënyrë marrin fund shpërthimet dhe plagosja e qytetarëve nga kapsollat, sidomos përgjatë ditëve të ndërrimit të viteve. Lajmin e bëri të ditur, zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuka.

VIDEO/Eksperimenti - Ja dëmet që sjellin kapsollat pas shpërthimit

Pas lëndimit të policëve nga kapsollat në protestën para Parlamentit, Ministria e Brendshme ka demostruar se çfarë dëmesh mund të sjellë një kapsollë. Fillimisht kapsolla është vendosur në një kungull dhe kungulli është ndarë në mes nga shpërthimi. Më pas kapsolla është vendosur në një cop mishi, ku shpërthimi i saj ka sjellë thyerjen e kockave. Mes dy copave të mishit, shpërthimi i kapsollës po kështu është shkatërrimtar.

Ekspertët e Policisë kanë demostruar me disa salçiçe, çfarë ndodh nëse një kapsollë shpërthen në dorën e një fëmije. Siç mund të dallohet nga pamjet nëse një kapsollë na shpërthen në dorë, atëherë gishtat ndahen në disa copa. Për këto arsye Ministria e Brendshme ka vendosur të ndalojë tregtimin e kapsollave në Shqipëri. Kapsolla është në gjendje të lëvizë nga vendi edhe hekurin. Pikërisht këto kapsolla janë përdorur edhe në protestën para Parlamentit ku u plagos rëndë oficerja e Policisë Ina Nuka.

Deklarata e plotë e Ministrisë së Brendshme
Pas pasojave të rënda që solli përdorimi i mjeteve shpërthyese gjatë protestës së paligjshme, të zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë në datën 22 nëntor 2018, autoritetet përgjegjëse dhe ekspertë të Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë masat për të hetuar shkaqet e pasojave të rënda që solli përdorimi me papërgjegjshmëri i tyre. Nga eksperimentet e kryera me mjetet shpërthyese, të sekuestruara gjatë protestës, janë regjistruar rezultate shokuese. Provat eksperimentale kanë vërtetuar se mjetet e sekuestruara janë në gjendje të shkatërrojnë jo vetëm materiale apo inde të buta, por edhe materiale të forta si eshtrat apo edhe metalet.

Ndërkohë që puna hetimore e mëtejshme po vazhdon, Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera po marrin masa edhe për vendosjen e një regjimi të ri kontrolli për lëndët plasëse, ato shpërthyese dhe për mjetet piroteknike. Ministria e Brendshme u kërkon të gjitha subjekteve tregtare që të ndërpresin importin, magazinimin dhe tregtimin e të gjitha lëndëve plasëse, mjeteve shpërthyese dhe piroteknike me efekt të tillë, të cilat i drejtohen tregut të gjerë. Nxisim të ndërpritet menjëherë tregtimi dhe të dorëzojnë produktin me këtë përmbajtje, duke lajmëruar sa më parë Komisariatin pranë. Kushdo që do të kapet me këtë produkt apo do të disponojë individualisht të tilla lëndë do të ndalohet e ndëshkohet.

Në prag të festave të fundvitit, Ministria e Brendshme u bën thirrje prindërve, familjarëve dhe kujdestarëve që të mos inkurajojnë dhe të mos lejojnë përdorimin e mjeteve të sipërpërmendura nga fëmijët apo të rriturit. Gjithashtu, Ministria e Brendshme fton të gjithë qytetarët që të raportojnë në të gjitha rrugët e mundshme rastet e tregtimit apo përdorimit të lëndëve plasëse, atyre shpërthyese dhe mjeteve piroteknike. Ministria e Brendshme u kërkon gjithë subjekteve politike që të marrin masa për të mbajtur kontroll dhe përgjegjësi të plotë gjatë organizimit të veprimtarive, me qëllim ndalimin kategorikisht të përdorimit të mjeteve të sipërpërmendura gjatë tyre. Në ditët në vijim, qeveria shqiptare do të rishikojë kriteret dhe standardet e licencimit të subjekteve që importojnë, magazinojnë apo tregtojnë lëndë të rrezikshme. Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera shtetërore do të intensifikojnë kontrollet dhe do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar rrezikun për sigurinë publike që buron nga përdorimi i mjeteve të rrezikshme.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hshshs: 29/11/2018 13:21

    Eksperiment aspak professional.Me shume duket Si reklame salçiçesh. Duke qene se gishtat e dores perbehet rreth 70℅ me eshtra /kocka ky eksperiment eshte I pa vlere Dhe aspak professional . Te pakten mos perdorni terma "eksperiment shkencore" sepse po ofendoni njerezit qe meren seriozisht me te.Ne fund fare nungojn vetem titrat ,muzika ,regjia...etj.

    Përgjigju
  • 2 Pak: 27/11/2018 15:25

    ..po shyqyr..,ne menyre karegorike..,te ndalohen..,dhe fishekzjarret..dhe mos iu shiten kurre minoreneve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë