Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! S' ka pse kërkon sqarime, mbrojmë fëmijët

Me anë të një reagimi në X, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kompanisë kineze Tik Tok duke theksuar edhe një herë vendimin e Shqipërisë për të ndaluar TikTok-un për një vit, duke argumentuar se ky nuk është një hap i nxituar, por një përgjigje e arsyeshme ndaj shqetësimeve të prindërve dhe komunitetit edukativ për ndikimin negativ të kësaj platforme mbi fëmijët dhe adoleshentët.

Rama thekson se Shqipëria, si një vend demokratik, ka marrë këtë vendim duke u bazuar në kërkesat e shumicës së prindërve, të cilët shprehin shqetësimin për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve të tyre në këtë platformë.

Në fund, Rama shton se Shqipëria nuk ka pse jep sqarime për TikTok, por ka bërë një vendim të qartë: ose TikTok duhet të mbrojë fëmijët shqiptarë, ose Shqipëria do të ndërmarrë masat për t’i mbrojtur ata nga kjo platformë.

Reagimi i plotë i kryeministrit Rama në X:

Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë. 

Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi. 

Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë: 

Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kuriti: 23/12/2024 08:01

    Te lumte zotri Rama duhet e gjith bota te mehr shembull nga ju edhe nje Herr te lumte.

    Përgjigju
  • Iris: 23/12/2024 05:14

    Nese mendon se problemeve mes adoleshenteve e te rinjve do ju vije fundi pas kesaj,atehere do te jesh per nje zgjim te keq,s.d.q.mbaje mend kete justifikim qe u dhe kinezeve kur te te hedhin ne gjyq nderkombetar,megjithese nuk besoj t'a bejne sepse juve per nga sjellja jeni si Xi Jinping-u i tyre.

    Përgjigju
  • hej bela: 23/12/2024 00:09

    po tani qe e do vete Trump tiktokun, do zbythet... se kone te botes jane bere

    Përgjigju
  • Beqiri: 22/12/2024 22:32

    Bravo edi rama.. Ke mar vendimin e duhur.. Esht degjeneruar fare rinia ne shqiperi.. Tet shan tjetri me liber familje vetem per pak fame.. Esht turp e esht gjynaf qe perfunduam kaq posht

    Përgjigju
  • partizani: 22/12/2024 19:13

    Nuk është tik toku shkakui problemeve në shkolla,por politikat e partisë Përgjegjësia është e drejtorit të partisë së shkollës dhe e mësuesit kujdestar që nuk interesohen për nxënësit si dhe politikat arsimore që nuk përcaktohen përgjegjsitë egjithsejcilit nga ministria te mësuesit dhe rojet e sigurisë

    Përgjigju
    • Ballisti: 22/12/2024 21:54

      O partizano po ata prinderit i harrove. App vetem i bejne kalamajte dhe pastaj duhet tjua rrise shkolla. Ne shkolle nuk luher TikTok. Ne shtepi rrine gjithe diten ne TikTok Snapchat etc

  • Dardan2020: 22/12/2024 19:03

    Asnje shtet ne planet nuk e ka mbyll totalisht tik toku....asnje...vetem rasti yne si fanar ndricues I gjith planetit

    Përgjigju
    • Turi: 22/12/2024 23:04

      O Dardan lexo pak me shume se te ben mire. India ka qe ne 2020 qe e ka bllokuar

  • Gjergj: 22/12/2024 18:38

    Kush vendos nè Shqipèri,,,shqiptarèt? Noc Rrokun,,kanè shqiptarèt,,dhe çelèsat e kashtès. Edhe kur shqiptarèt japin 1 milionè vota pèr shtet ligjor, kundèr vjedhjes sè Ilir Metès,,vjen i biri i Kristaqit dhe na e bèn Liken president. Pèr çfarè e bèri? PÈR PUSHTET,,,QÈ TÈ TIJÈT TÈ ZHVASIN SHQIPTARÈT DHE KY TÈ LUAJ BAJRAKTARIN. I di njerèzit leshko ky i dèshtuar,,,kujton se flet me çingijet qè ka mbledhur pèrreth dhe e quajnè Skènderbe.

    Përgjigju
  • Joni: 22/12/2024 18:36

    Mbyll Big Brother nëse do të shpëtosh të miturit

    Përgjigju
  • Insta: 22/12/2024 18:25

    Ja që Nuk e mbyll dot. Qeni që leh nuk kafshon. E ke propagandë për popullin

    Përgjigju
  • Shqiptaret vendosin me vote: 22/12/2024 18:09

    Shqiptaret vendosin me vote dhe quhet referendum o lider suprem... jo me deshirat e tua

    Përgjigju
  • Hista: 22/12/2024 17:45

    Braçe do variantin Maocedung hahaga

    Përgjigju
  • Bim: 22/12/2024 17:39

    Vrasja ndodhi nga nje zenke qe filloj ne Snapchat, pse nuk e mbyllin kete te fundit? Thjesht sepse eshte amerikane dhe nuk munden. Populizem populizem populizem

    Përgjigju
    • Po: 22/12/2024 18:28

      Te gjitha nje hale jane.. Edhe X qe poston Rama eshte njesoj me tik tok sic eshte Facebook dhe Instagram. Thjesht me ta nuk mundet dhe ben si mbrojts i femijve dhe rinise.

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'