Me anë të një reagimi në X, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kompanisë kineze Tik Tok duke theksuar edhe një herë vendimin e Shqipërisë për të ndaluar TikTok-un për një vit, duke argumentuar se ky nuk është një hap i nxituar, por një përgjigje e arsyeshme ndaj shqetësimeve të prindërve dhe komunitetit edukativ për ndikimin negativ të kësaj platforme mbi fëmijët dhe adoleshentët.
Rama thekson se Shqipëria, si një vend demokratik, ka marrë këtë vendim duke u bazuar në kërkesat e shumicës së prindërve, të cilët shprehin shqetësimin për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve të tyre në këtë platformë.
Në fund, Rama shton se Shqipëria nuk ka pse jep sqarime për TikTok, por ka bërë një vendim të qartë: ose TikTok duhet të mbrojë fëmijët shqiptarë, ose Shqipëria do të ndërmarrë masat për t’i mbrojtur ata nga kjo platformë.
Reagimi i plotë i kryeministrit Rama në X:
Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i këshilluar gjerësisht me komunitetet e prindërve në shkollat e gjithë Shqipërisë. TikToku nuk ka çfarë sqarimesh kërkon nga Shqipëria, sepse në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit të TikTokut. Ndërsa Shqipëria është shumë e vogël për t’i kërkuar TikTokut të mbrojë fëmijët dhe rininë nga humnerat e frikshme të algoritmit të tij, por uron që TikToku ta bëjë këtë për të mirën e të gjithë njerëzimit, përfshirë edhe Shqipërinë.
Të thuash se vrasja e nxënësit adoleshent s’ka lidhje me TikTokun, sepse konflikti nuk qenka gjeneruar nga Tik Toku do të thotë të mos kesh kuptuar as seriozitetin e kërcënimit që ajo plaftormë ka sjellë për fëmijët dhe rininë e kësaj kohe, as fillin e arsyetimit të vendimit tonë për të marrë përgjegjësinë e reagimit ndaj atij kërcënimi.
Fortlumturisht Shqipëria është një vend demokratik, ku kur mbi 90% e prindërve kërkojnë ndalimin e TikTokut dhe kur shumica dërmuese beson se shëndeti i fëmijëve tanë nuk mund t’i shërbejë platformës, po platforma duhet t’i shërbejë shëndetit të fëmijëve tanë, atëherë vendimi ynë nuk ka se si të jetë më i qartë:
Ose vetë TikToku duhet t’i mbrojë fëmijët e Shqipërisë ose Shqipëria do t’i mbrojë fëmijët e vet nga TikToku.
Bravo edi rama.. Ke mar vendimin e duhur.. Esht degjeneruar fare rinia ne shqiperi.. Tet shan tjetri me liber familje vetem per pak fame.. Esht turp e esht gjynaf qe perfunduam kaq posht
PërgjigjuNuk është tik toku shkakui problemeve në shkolla,por politikat e partisë Përgjegjësia është e drejtorit të partisë së shkollës dhe e mësuesit kujdestar që nuk interesohen për nxënësit si dhe politikat arsimore që nuk përcaktohen përgjegjsitë egjithsejcilit nga ministria te mësuesit dhe rojet e sigurisë
PërgjigjuO partizano po ata prinderit i harrove. App vetem i bejne kalamajte dhe pastaj duhet tjua rrise shkolla. Ne shkolle nuk luher TikTok. Ne shtepi rrine gjithe diten ne TikTok Snapchat etc
Asnje shtet ne planet nuk e ka mbyll totalisht tik toku....asnje...vetem rasti yne si fanar ndricues I gjith planetit
PërgjigjuKush vendos nè Shqipèri,,,shqiptarèt? Noc Rrokun,,kanè shqiptarèt,,dhe çelèsat e kashtès. Edhe kur shqiptarèt japin 1 milionè vota pèr shtet ligjor, kundèr vjedhjes sè Ilir Metès,,vjen i biri i Kristaqit dhe na e bèn Liken president. Pèr çfarè e bèri? PÈR PUSHTET,,,QÈ TÈ TIJÈT TÈ ZHVASIN SHQIPTARÈT DHE KY TÈ LUAJ BAJRAKTARIN. I di njerèzit leshko ky i dèshtuar,,,kujton se flet me çingijet qè ka mbledhur pèrreth dhe e quajnè Skènderbe.
PërgjigjuMbyll Big Brother nëse do të shpëtosh të miturit
PërgjigjuJa që Nuk e mbyll dot. Qeni që leh nuk kafshon. E ke propagandë për popullin
PërgjigjuShqiptaret vendosin me vote dhe quhet referendum o lider suprem... jo me deshirat e tua
PërgjigjuBraçe do variantin Maocedung hahaga
PërgjigjuVrasja ndodhi nga nje zenke qe filloj ne Snapchat, pse nuk e mbyllin kete te fundit? Thjesht sepse eshte amerikane dhe nuk munden. Populizem populizem populizem
PërgjigjuTe gjitha nje hale jane.. Edhe X qe poston Rama eshte njesoj me tik tok sic eshte Facebook dhe Instagram. Thjesht me ta nuk mundet dhe ben si mbrojts i femijve dhe rinise.