GJIROKASTËR - Vazhdon kapja e emigrantëve klandestinë që hyjnë në Shqipëri nga Greqia, me qëllimin kalimin në Europë. Gjatë orëve të para të ditës së sotme, Policia e Gjirokastrës, ka ndaluar gjatë dy operacioneve 16 klandestinë.
Në operacionin e parë të zhvilluar në Derviëan, janë kapur 10 klandestinë, të ardhur nga shtete të ndryshme. Ata janë dërguar në ambientet e policisë ku u janë marrë gjeneralitetet.
Në operacioni e dytë janë kapur 6 emigrantë klandestinë. Kapja e tyre u bë në hyrje të qytetit të Gjirokastrës. Klandestinët u kapën në një automjet Hundai, që drejtohej nga Selim Derxhi, i cili është arrestuar.
Policia tha se, Derxhi është nga Mallakastra dhe ndaj tij është ngritur akuza e “dhënies ndihmë kundrejt fitimit”. Policia ka bërë të ditur se, kapja e emigrantëve është bërë pas informacioneve të marra në rrugë operative.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com