Hynë ilegalisht në Kapshticë, kapen 9 emigrantë palestinezë e sirianë (VIDEO)

KORÇË-9 emigrantë të paligjshëm janë kapur të martën në pikën doganore të kalimit në Kapshticë.

Report Tv raporton se të gjithë i përkasin gjinisë mashkullore dhe se janë të moshave të ndryshme. Konkretisht, 6 prej tyre janë palestinezë dhe 3 sirianë.

9 emigrantët u kapën ditën e djeshme në kufi të gjelbër dhe më pas u mbajtën në stacionin e kufirit të Kapshticës. Ndërsa sot u sollën në drejtorinë e kufirit të Korcës, ku iu morën edhe deklaratat. Pas dhënies së deklaratave, emigrantët mësohet si i janë drejtuar qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.

Më 6 dhjetor, 18 refugjatë të paligjshëm (sirianë,marokenë dhe afganë) u ndaluan po në pikën doganore të kalimit në Kapshticë.(Lexo këtu)

Sikurse duket, lëvizja e emigrantëve nëpërmjet territorit të Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Evropian nuk ka ndaluar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën