Malajzia ka vendosur të ndalojë praninë e pajisjeve dixhitale në takimet e rëndësishme të kabinetit shtetëror.
Sanusi Sidek, drejtori i njësisë për Sigurinë Kombëtare u shpreh se qeveria do të ndalojë pajisjet dixhitale si telefonat që kanë aftësinë e regjistrimit në takimet e nivelit të lartë shtetëror, kryesisht në takimet e kabinetit.
"Në përputhje me ligjin për sekretet shtetërore, ishte e nevojshme të vendosej kjo praktikë për të parandaluar rrjedhjen e informacioneve nga bisedimet e nivelit të lartë", tha Sidek gjatë fjalës së tij.

Sidek theksoi se ndalimi i tyre nuk do të kufizohet vetëm me telefonat e mençur por edhe tek tabletat, stilolapsat apo kamerat.
Ndalimi i pajisjeve dixhitale në takimet shtetërore erdhi fillimisht në axhendën e Parlamentit malajzian në muajin prill. Zbatimi pritet të arrihet në takimin e radhës të Këshillit të Ministrave.
/Shqiptarja.com
Komente

