Gratë në Evropën Lindore kanë protestuar në lidhje me ndalimin e prodhimit të të brendshmeve me dantella. Sipas mediave ruse, 30 gra në Kazakistan u arrestuan nga policia për protestat, kurse disa të tjera kishin vendosur në kokë të brendshmet e tyre.

Ato bërtisnin duke kërkuar lirinë për të përdorur të brendshmet që dëshironin.

Deri në korrik të vitit 2014 të brendshmet me dantellë nuk do të lejohen të prodhohen, shiten apo të importohen në Rusi, Kazakistan dhe Bjellorusi.

Ky material është ndaluar pasi nuk ka një normë minimale të përthithjes prej 6%. Dantella sintetike përthith nga 3% në 3.6%.

Përthithja e ulët e bën materialin më të papastër.


(v.gj/shqiptarja.com)