Ndalohet dhënia e PPP-ve para zgjedhjeve/Çaka në Report Tv: Koncesionet që kanë nisur nuk ndërpriten, ja kur mund të marrë pjesë administrata në fushatë

Duke filluar nga kjo e premte, qeveria e ka të ndaluar të japë kontrata koncesionare dhe PPP, vendim i marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për 4 muajt e ardhshme deri në datën e zgjedhjeve. Anëtari i Komisionit Rregullator, Dritan Çaka shpjegoi në Report Tv se kontratat që janë nënshkruar më përpara nuk do të preken.

“Mbi bazën e këtij propozimi, komisioni diskutoi në mënyrë të tillë jo vetëm që ti hapë rrugën një fushate zgjedhore më të paanshme por njëkohësisht duke bërë një balancë që mos kishte dhe pengim të aktivitetit normal të administratës shtetërore. U gjet me konsensus që nga dita e sotme që ndërpriten ato koncesione të reja. Të gjitha koncesionet dhe PP-të që kanë filluar të bëhen më përpara, nuk preken sepse nuk cenojnë pjesën e fushatës. Nëse ne do pezullonim dhe këto do pezulloheshin shumë veprimtari të përditshme dhe pezullon punën e shtetit. Ishte një ndër pikat më të forta të diskutimeve”, shprehet Caka.

Një tjetër çështje për të cilën KQZ ka dhënë dakordësinë është dhe ndalimi i përdorimit të administratës zgjedhore në fushatë. Çaka shpjegon se kur administrata mund të përfshihet në fushatë.

“Punonjësi që është me statusin e nëpunësit civil, që gjatë orarit të punës e kanë të ndaluar pjesëmarrjen në fushatë, ndërsa pas orarit të punës iu lejohet të bëjnë fushatë, por dallimi qëndron në faktin që nëpunësi civil nuk duhet ta bëjë këtë fushatë në mënyrë aktive, nuk mund të shprehë bindjet e tij, nuk mund të mbajë pankarta dhe nuk mundtë marrë pjesë aktivisht në fushatë. Mund të marrë pjesë në fushatë por thjesht si dëgjues. Ndërsa pjesa tjetër e administratës kuptohet që pas orarit të punës lejohet”, thotë anëtari i Komisionit Rregullator.

Qeveria ka të ndaluar gjithashtu promovimin në media dhe publik të një sërë aktivitetesh, përfshirë dhënien e çelësave të shtëpive, lejeve të legalizimit etj. Nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të konstatojë që nëse një veprimtari është e ndaluar ka të drejtën që ti drejtohet institucionet që po zhvillon këtë veprimtari ta ndërpresë, dhe më pas autoritetit të medias që këto aktivitete të mos bëhen publike. Autoriteti i medias më pas duhet tu çoj informacion mediave për aktivitetet e ndaluara.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën 27 vjeçarja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune! Makina rëshqiti dhe u përmbys! E reja doli nga automjeti dhe u përplas

Itali/ Aksidenti tragjik ku humbi jetën 27 vjeçarja shqiptare, i dashuri po e priste jashtë pas pune! Makina rëshqiti dhe u përmbys! E reja doli nga automjeti dhe u përplas