Një 22-vjeçar me banim në Laç është arrestuar pasi është ndaluar nga efektivët e policisë në aksin rrugor Laç - Lezhë për tejkalim të shpëjtësisë dhe më pas ka tentuar t’i korruptojë me 50 euro.
Gezim Hidri në momentin e ndalimit dhe njoftimit për ndëshkimin administrativ me pezullim leje drejtimi, i ka ofruar 50 Euro punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit.
Në cilësinë e proves materiale u sekuestruan Euro-t edhe automjeti. 22-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com