Ndalon makinën në mes të rrugës dhe dhunon policin, arrestohet 'i forti' në Mirditë! Rrezikon 5 vite burg

Ndalon makinën në mes të rrugës dhe dhunon policin, arrestohet 'i forti' në Mirditë! Rrezikon 5 vite burg

MIRDITË - Një 45-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ka goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.

I arrestuari është L (A). V., 45 vjeç, banues në Mirditë. Ai u arrestua pasi në Rreshen, patrulla e Policisë i ka kërkuar të lëvizte makinën e ndaluar në rrugë, që kishte penguar qarkullimin e makinave të tjera.

45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, në këtë moment ai është arrestuar. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, për tē cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ariu: 25/01/2020 12:53

    Keni ngatërruar, nuk rrezikon 5 vite burg, rrezikon 5 ditë burg..

    Përgjigju
  • tori: 25/01/2020 12:35

    Atje ne rreshen duhet te dergohet toger Baba apo toger Mehmet mehja.Vetem atehere qetesohet plotesisht Mirdita.Edhe preng Taci nuk eshte keq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës

Akuzat e Metës për tradhti, Endrit Braimllari i bashkohet protestës te Bashkia e Tiranës