Ish të përndjekurit, ja radha për marrjen e dëmshpërblimit

Ish të përndjekurit, ja radha për marrjen e dëmshpërblimit

Foto ilustruese

Fondi për ish të përndjekurit për 2019 do të ndahet mes një grupi ish të përndjekurish politik që futen të kategorinë parësore dhe trashgimtarëve të atyre që kanë qënë të dënuar. Ministria e Financave bën me dije se trashëgimtarët do marrin 30% të fondit. Te keta trashgimtarë për vitin 2019 do të përfitojnë ata që nuk kanë marrë ende asnjë këst dhe trashëgimtarët që kanë dorëzuar në kohë dokumentacionin. Një pjesë e trashëgimtarëve kanë mangësi të dokumentacionit në dosje, prandaj u kërkohet të dorëzojnë dokumentat e munguara.

Për çdo shpërndarje të kësteve vijuese, trashëgimtari ligjor, duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave, këto dokumenta: Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit në Lek, (dokumenti i bankës duhet të jetë i periudhës kur dorëzohet dokumenti dhe të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

Radha për kategoritë parësore

Pagesa për kategorinë e subjekteve parësore, kryhet sipas kësaj radhe:

-Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës.

-Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

-Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm.

-Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

-Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

-Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Ish të dënuarit politik që jetojnë ose trashëgimtari ligjor, kanë të drejtë t’a delegojnë me procure të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiarë. Në këto raste veprimet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë kryhen në emër të personit me këtë të drejtë. Personi me këtë të drejtë, duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: i). Prokurën e Posaçme, origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit (kopje ID-je, Pasaporte) për çdo të përfaqësuar. ii). Numër Llogarie bankare në Lek në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të tij. iii). Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të tij. iv). Deklarat Personale e Aplikuesit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë