Ndarja e mandatave, PD: Ta bëjë
Kuvendi, PS: Proces i rrezikshëm

Ndarja e mandatave, PD: Ta bëjë<br />Kuvendi, PS: Proces i rrezikshëm
TIRANE - Komisioni i Ligjeve debatoi sot për kërkesën e Komisionit Qendor të Zgjedhjeve përsa i përket ndarjes së mandateve bazuar në ndarjen e mandateve të vitit 2009.

Deputeti demokrat, Edi Paloka relator i çështjes akuzoi anëtarët e KQZ-së të zgjedhur nga PS, si fajtorë për këtë situatë duke shtuar se Kuvendi nuk mund të lejojë që procesi zgjedhor të futet në kolaps.

“Vendimmarrja në KQZ dështoi dhe përgjegjës janë anëtarët e opozitës në këtë Komision. Kuvendi nuk mund të lejojë që procesi zgjedhor të futet në kolaps. Kuvendi nuk zëvendëson KQZ, prandaj rruga e vetme është ndarja e mandateve si në vitin 2009” - tha Paloka.

Nga ana e tij nënkryetari i komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj shprehu shqetësimin për këtë situatë. "Po e fusim procesin në një precedent të rrezikshëm. KQZ nuk i ka ezauruar të gjitha hapat. Të vijnë në seancë dëgjimore kryetari dhe nënkryetari i KQZ si dhe Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë”

Propozimi i Fatmir Xhafajt u pranua nga Komisioni dhe kryetari i KQZ-së, Lefterie Lleshi, nënkryetari Denar Biba dhe përfaqësues të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë do të paraqiten nesër në orën 09:00  në Komisionin e Ligjeve në një seancë dëgjimore.

PS KUNDER NDARJES SE MANDATEVE NGA KQZ, LSI DUHET NDARJE E RE, JO AJO E 2009

Partia Socialiste nuk është dakort që ndarjen ta bëjë Kuvendi, por KQZ. PS kërkon një ndarje të mandateve të re, që do të përfshijë dhe hetimin e shtimit të popullsisë së Qarkut të Kukësit.  Kundër ndarjes së mandateve siç propozon KQZ që Qarkut të Korcës dhe Beratit t`i hiqen nga mandat, të cilët do t`i shtoheshin Tiranës dhe Durrësit, është dhe LSI.

Ajo që mbetet shqetësuese për dy partitë LSI dhe PS është pikërisht fakti që Qarkut të Kukësit i mbeten po 4 mandate si në 2009, ndërsa qarqet e mëdha pësojnë ndryshime. LSI votoi edhe pro Komisionit Hetimor për hetimin e shtimit të popullsisë së Kukësit, gjë që u rrëzua nga mazhoranca me shumicë votash.

Pak ditë më parë Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë nëpërmjet një letre të hapur i kërkoi KQZ të rishqyrtojnë procesin e ndarjes së mandateve duke ribërë ndarjen e mandateve mbi bazën e numrit të popullsisë në periudhën e tanishme. Sipas tyre një ndarje mandatesh pa respektuar procedurat dhe kompetencat e përcaktuar qartazi në Kodin Zgjedhor, do të sillte si pasojë pesha elektorale të diferencuara të votave të qytetarëve nëpër qarqe, duke prodhuar një proçes zgjedhor të vesuar (të metë) edhe sikur të gjitha standartet e tjera të plotësoheshin pa asnjë lloj vërejtje. Sipas Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, KQZ ka mundësi që deri më datën 7 Mars 2013 të shqyrtojë ndarjen e mandateve.


(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit