Ndarja e mandateve, Biba:
KQZ të mblidhet të hënën

Ndarja e mandateve, Biba: <br />KQZ të mblidhet të hënën
TIRANE -  Nënkryetari i Denar Biba kërkon mbledhjen e KQZ ditën e hënë për ndarjen e mandateve. Në një prononcim nga zyra e tij në KQZ, Biba tha sot për gazetarët se do të ishte antikushtuestuese ndarja e mandateve sipas skemës 2009, gjithashtu nëse Kuvendi do të ndërmerrte këtë proces atëherë zgjedhjet e 23 qershorit do të startonin të krisura.

”Vërej me shqetësim nëse procedura në kuvend do vijojë, atëherë Kuvendi me koshiencë të plotë po shkon drejt vesimit, është termi juridik i cënimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet startojnë të krisura, është cënuar barazia e votës së qytetarëve. Një votë e kuksianit do vlente sa ajo e dy tiranasve, korçarëve, dhe kjo nuk mund të ndodhi. Është thellësisht antikushtetuese”- tha Biba.

Përveç se formalisht akti i është dërguar Kuvendit nga sekretarja e KQZ-së, ndërsa ligji kërkon që ai të çohet nga kryetarja me firmën e nënkryetarit, Denar Biba vë në dukje pasojën e rrezikshme që do të vijë sipas tij, nëse nuk bëhet një rindarje e re e mandateve.

Në rast se do të ndodhë ashtu, atëherë nesër, pasnesër në përfundim të zgjedhjeve, cilido që të jetë fituesi i tyre, do të mjaftonte çdolloj subjekti që të shkonte në Gjykatën Kushtetuese dhe me një garanci shumë të lartë, Gjykata Kushtetuese do të shpallte të pavlefshme zgjedhjet dhe do të detyronte ripërsëritjen e tyre. Nuk mund të cënohet barazia e votës", tha Biba.

“MINISTRIA E BRENDSHME PASAPORTIZIM NË KUKËS PËR TË MOS HEQUR NJË MANDAT”
Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba lëshon akuza të forta edhe mbi institucionin e Ministrisë së Brendshme se transferoi me pasaportizim një pjesë të mirë të administratës, përfshirë këtu edhe policë, në Qarkun e Kukësit në mënyrë të tillë që këtij qarku të mos i hiqej një mandat. Ai tha se nuk ka asnjë tërheqje, por tani anëtarëve të KQZ iu është vënë në dispozicion nga dy audituesit pranë Gjendjes Civile sqarimi për lëvizjet fiktive të popullsisë në Kukës, rritja e së cilës i dha këtij qarku të drejtën të mbajë deputetin e katërt. "Del qartësisht që lëvizja ka qenë e manipuluar drejt Kukësit. Qytetarë të Tiranë,kryesisht punonjës të Ministrisë së Brendshme, janë të detyruar të shkëpusin gjendjen e tyre civile nga Tirana dhe të regjistrohen në Topojan apo Shishtavec, në mënyrë të palogjikshme, por ligjore. Formalisht këta njerëz janë regjistruar dhe kanë një certifikatë nga komuna Topojan apo Shishtavec, moralisht kjo është një lëvizje e dënueshme. Këtu mund të ketë nevojë për hetim më të thelluar, por jo nga KQZ-ja", tha Biba.

“Ne s'kemi qenë asnjëherë kundër mandateve”- nënvizoi më tej nënkryetari i KQZ-së duket shtuar: “Me caktimin e auditëve në ministri e kemi informacionin”. Biba nënvizon se “mandatet duhet t'i ndajë KQZ-ja pasi është detyrë e saj”

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)