Ndarja e mandateve Kuvendi
voton: Skema 2009, PS kundë

Ndarja e mandateve Kuvendi <br />voton: Skema 2009, PS kundë
TIRANE- Kuvendi miraton me 72 vota pro dhe 63 kundër, dhe 1 abstenim ndarjen e mandateve e zonave zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit, sipas formulës së zgjedhjeve të fundit parlamentare, 2009.

PD e LSI bashkuan votat për të miratuar pr/vendimin e i cili lë në fuqi ndarjen e mandateve sipas skemës (2009) pasi më parë KQZ dështoi në marrjen e një vendimi për një ndarje të re të tyre. PS votoi kundër, ndërsa Vangjel Dule i PBDNJ-së abstenoi. Oketa i FRD-së bashkoi votën me PS për të votuar kundër skemës së ndarjes së mandateve. Pr/vendimi i prezantuar nga relatori i çështjes Eduard Paloka i PD-së, u hodh në votim pas një debati i cili zgjati më shumë se 3 orë. 

Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi në emër të PS-së ftoi PD të shtyjë votimin dhe të ulet për të bërë ndarjen e mandateve me konsensus si në vitet e kaluara. Në replikë Patozi tha se PS e Rama nuk di çfarë kërkon.

Sipas skemës 2009 në Vlorë kemi 12 mandate, në Tiranë 32 mandate, në Shkodër 11 mandate, në Lezhë 7 mandate, në Korçë 12 mandate, në Gjirokastër 5 mandate, në Fier 16 mandate, në Elbasan 14 mandate, në Durrës 13 mandate, në Dibër 6 mandate, në Kukës 4 mandate dhe në Berat 6 mandate.

Pas votimit të ndarjes së mandateve, Kryetarja e Parlamentit ftoi opozitën të votojnë 3 ligjet. Në këtë moment opozita u ngrit në këmbë të largohej. Në këto kushte Topalli nuk e hodhi për votim dhe seanca vazhdoi me diskutimet jashtë rendit të ditës.


DEBATI NE KUVEND

Prej më shumë se3 orësh Kuvendi debatoi për ndarjen e mandateve sipas zonave zgjedhore për zgjedhjet e 23 qershorit. Kreu i grupit parlamentar Ruçi në emër të PS-së ftoi PD të shtyjë votimin dhe të ulet për të bërë ndarjen e mandateve me konsensus si në vitet e kaluara. Në replikë Patozi tha se PS e Rama nuk di çfarë kërkon. 22 deputetë paraqitën kërkesën e tyre për të mbajtur fjalën në lidhje me këtë temë ndërkohë që për miratimin e vendimit duhej një shumicë e thjeshtë.

PATOZI: RAMA DHE PS NUK DINE SE CFARE KERKOJNE
Ora 13: 45
Në replikë kreu i grupit PD-së Astrit Patozi tha se Kuvendi nuk po bën detyrën e KQZ-së dhe bëri me faj Ramën për situatën. “Ne jemi të painteresuar në ndarjen e mandateve se nuk e bazojmë suksesin te ndarja e mandateve. Ne nuk po shkojmë në luftë por në zgjedhje, ndaj ju ftojmë largohuni nga paranojat dhe lironi veten, aleatët dhe komisionerët nga ngarkesat e panevojshme. Mos i trembni dhe mos shpalosni sondazhe qesharakë se fitoni, nuk ëstë faji i Kodit se Rama humb gjithmonë”- tha Patozi duke shtuar se “Rama dhe PS nuk dinë cfarë kërkojnë”

RUCI:TE SHTYJME VOTIMIN E TE NDAJME MANDATET ME KONSENSUS  

Ora 13: 34
Ruçi në emër të PS-së kërkoi shtyrjen e votimit dhe nëpërmjet komisioneve të përafrohen qëndrimet politike. “Me këtë ndarje ju uzurponi zgjedhjet të reja. Sot ju po kërkoni pa filluar loja elektorale të prishni rregullat dhe të vendosni rregulla të njëanshme. Nëse ju do bëni këtë do të keni përgjegjësi ndaj Kushtëtutës ligjit dhe procedurave dhe do ndëshkoheni jashtëzakonisht rëndë ligjërisht moralisht dhe politikisht. Zoti Patoz debatin e bëmë. Ju po më dëgjoni unë do ju dëgjo. Ta lëmë debatin të mos e votojmë sot të vazhdojmë siç kemi pasur të gjithë precedentët parlamentarë me komisionin përkatës të gjejmë dhe të përafrojmë qëndrimet tona politike në zbatim të plotë të Kushtetutës të Kodit elektoral dhe të gjithë ndryshe kemi kompromentuar procesin zgjedhor që sot pa e nisur.”


RUCI: PO SHKELNI KUSHTETUTEN
Ora 13: 25
Në fjalën e tij Kryetarti i Grupit PS, Gramoz Ruçi tha se që nga 1991 në asnjë rast dhe në asnjë moment nuk është bërë me debat parlamentar por me mjete politike, duke përaafruar qëndrimet në komisionet përkatëse për kodin elektoral, maksimumi nëpërmjet negociatave dhe të gjitha rastet ka pasur konsensus. ”Sot në 2013, është precendet i parë. Jeni në shkelje të plotë të Kushtetutës. Ju po hiqni një nen të Kushtetutës. Jeni në shkelje të plotë të ligjit”- tha Ruçi

DEPUTET PS: BERISHA NE ZGJEDHJE ME 4 MANDATE TE PALIGJSHME, PD: JU BLLOKONI

Ora 13:00 Deputeti i PS-së Ditmir Bushati akuzoi kryeministrin se po luan me deklaratat nacionaliste duke vënë në rrezik dhe stabilitetin në rajon. Xhaçka u shpreh se “ Berisha me këtë ndarje mandatesh Berisha hyn në zgjedhje me “4 mandate të paligjshme”. Ndërkohë që Pandeli Majko u shpreh se kemi të bëjmë me një akt të paprecedentë dhe po kërkohet të vriten zgjedhjet e qershorit. Deputetët thonë se PS nuk bëhet palë me shkeljen e ligjit, ndërkohë që deputeti i PD-së, Alibeaj tha se “nuk ka shkelje ligji dhe strategjia e PS-së është bllokimi”

BLUSHI:NESE VENDOSNI SOT ESHTE DEPORTIM I POPULLSISE, SHEHU: RRUGA  LIGJORE 
Ora 11: 54
Deputeti socialist Ben Blushi tha se në 20 vjet ky parlament nuk ka tentuar ta bëjë kurrë atë që po bën sot. “Keni vendosur të mos merrni parasysh zhvendosjen e popullsisë në 4 vjet. Është vendim i njëanshëm që nuk ju çon asgjëkundi. Ju po vendosni ku të jetojë një shkodran, dibran etj. Po e ndani Shqipërinë, jo në banor por votues. Ju i thoni njerëzve mos vdisni para se të votoni për ne. Dibra është zvogëluar, Shkodra është zvogëluar dhe qarqet e mëdha, Tiranë e Durrës janë rritur. Kjo na jep ne detyrën që t’i japim një mandat më shumë këtyre qarqeve. Nëse vendosni sot është deportim i popullsisë”- tha Blushi.
Nga ana e tij deputei i PD-së Tritan Shehu tha se kjo është rruga e vetme ligjore. “Kuvendi po zbaton një detyrim të tij po shpëton procesin. Kuvendi nuk po ndërhyn aspak në kompetencat e KQZ”

GJIKNURI: NDARJA E MANDATEVE SI 2009, KRIM I MIREFILLTE

Ora 11: 19
Sipas PS Kuvendi nuk ka asnjë kompetencë të ndajë mandatet, pa e bërë KQZ. ”Po konsumohet një krim i mirëfilltë, dhe po uzurpohet pushteti në mënyrë të paligjshme nga Kuvendi. Ky është diktat politik dhe jo konsensus. Berisha ka qëllim të mbrojë interesin e tij personal. Nuk mund t’i marrësh votën popullit, edhe nëse mandatet qëndrojnë kështu ”- tha Gjiknuri, sekretari për çështjet zgjedhore në PS.

PALOKA:  KUVENDI TE MOS LEJOJE FUTJEN E ZGJEDHJEVE NE KOLAPS
Ora 11:00
Edi Paloka, relator i cështjes i kërkoi sot Kuvendit ndarjen e mandateve sipas skemës 2009. Dështimi i vendimmarrjes dhe njollosja e procesit ka përgjegjës 3 anëtarët e KQZ së PS. Kuvendi ka kompetencën e plotë të miratojë mandatet. Kuvendi të mos lejojë futjen e zgjedhjeve në kolaps. Ai ka detyrim Kushtetues. Kuvendi nuk mund të luajë rolin e KQZ prandaj rruga e vetme mbetet miratimi i ndarjes së mandateve të 2009.”- tha Paloka.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

OKB e shqetësuar: Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet