Ndarja e mandateve, skadon
sot afati i ankimimit në Kolegj 

Ndarja e mandateve, skadon<br />sot afati i ankimimit në Kolegj 
TIRANE- Skandon sot afati i fundit ligjor për depozitimin e kërkesës së padisë për mosmiratimin nga ana e KQZ-së të ndarjes së 140 mandateve të deputetëve për zgjedhjet e 23 qeshorit 2013.

 Nga ana e Partisë Demokratike, deri ditët e fundit nuk ka pasur një lëvizje konkrete por sot mund të merret një vendim final nëse do të bëhet një ankesë në Kolegj Zgjedhor për ndarjen e 140 mandateve ose jo. Çështja e mandateve të deputetëve u shqyrtua nga KQZ-ja një muaj më parë, por nuk arriti të merrte një vendim, për shkak të mosarritjes së pesë votave të kërkuara në favor të ndarjes së 140 mandateve. Pas këtij dështimi, përplasja më e madhe ka qenë për faktin nëse duhet të trajtohet në Kolegj Zgjedhor ose jo ndarja e mandateve, pasi sipas ligjit për këtë çështje, veç KQZ-së vendos edhe Kuvendi, i cili e jep miratimin e tij.

PD kërkon 4 mandate në qarkun e Kukësit dhe 7 në Berat. Kundër heqjes së mandatit të Qarkut të Beratit është rreshtuar edhe LSI-ja. Kreu i LSI-së Ilir Meta gjatë një takimi të djeshëm në Shkodër bëri apel ndaj aleatit kryesor PD-së që të ketë kujdes për mandatin e Qarkut të Beratit. Ndërkohë që javën e kaluar LSI votoi pro dhe kërkesës së opozitës për të ngritur një komision hetimor për cështjen e Qarkut të Kukësit.

Po kështu cështje e debatueshme është dhe ajo e ndarjes së Zonave të Administrimit Zgjedhor. Nëse bëhet ankimi në Kolegj Zgjedhor atëherë brenda kësaj jave, ky Kolegj duhet të japë qëndrimin e tij. KQZ nuk mori vendim duke shkaktuar bllokimin e përcaktimit të ndarjes së ZAZ. PD ka afat deri të mërkurën për të paraqitur ankesën në Kolegj.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?



×

Lajmi i fundit

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë

Deputetët e Partisë Demokratike italiane vizitë blitz në Gjadër ku do ngrihet qendra e emigrantëve: Asgjë në 70 mijë metra katrorë