Ndarja nga jeta e Agolli, ambasadori
rus: Humbje për Shqipërinë dhe për ne

Ndarja nga jeta e Agolli, ambasadori<br />rus: Humbje për Shqipërinë dhe për ne
Ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin i ka dërguar një letër ngushëllimi Elona Agolli, vajzës së gjeniut të letrave shqipe Ditëro Agolli i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme.

Karpushin e ka konsideruar ndarjen nga jeta të Agollit si një humbje të pazёvendёsueshme pёr Shqipёrinё por edhe për Rusinë.
 
"Dëshiroj të ndaj me Ju hidhërimin e thellë në këto momente të vështira për familjen Tuaj. Bashkohem me dhimbjen Tuaj dhe Ju lutem të pranoni ngushёllimet e mia tё sinqerta.  Ndarja nga jeta e Dritero Agollit ёshtё njё humbje e pazёvendёsueshme pёr Shqipёrinё dhe pёr tё gjithё ne, pёr tё cilёt Shqipëria është një vend i dashur",shkruan ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin.
 
Një letër e tillë ngushëllimi nga ambasada ruse në Tiranë ka një vlerë të veçantë. Jeta artistike e shkrimtarit të madh është e lidhur ngushtë me kryeqytetin kulturor tё Rusisё, Shën Petërburgun (atëherë Leningrad).  Ambasadori rus shkruan se Dritëroi ka qenё dёshmitar i ngjarjeve mё tё rëndësishme tё shekullit XX, të cilat i ka fiksuar mjeshtërisht me penёn e tij.

Ai i ka cilësuar veprat e shumta të Dritëro Agollit  si shumë të dashura për publikun po ç'është më e rëndësishmja sipas tij, ato janë lehtësisht të kuptueshme pёr njerëzit e kombësive dhe kulturave të ndryshme.
 
"Babai Juaj do tё ngelet nё memorien tonë si njё mjeshtër i shquar i fjalёs shqipe dhe si njё humanist i mirëfilltë. Veprat e tij që janë tё dashura dhe tё kuptueshme pёr njerëzit e kombësive dhe kulturave të ndryshme, gjithmonë do tё përhapin dritën e mirёsisё dhe tё besimit ndaj ndjenjave mё tё larta" mbyllet letra e Karpushin për vajzën e Agollit. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…

Dëshmia e rrallë e vajzës së poetit të persekutuar: Im at shkrimin e dërgoi te ‘Zëri i Popullit’, por Todi Lubonja s’e botoi dhe e çoi ‘lart’ dhe pas gjyqit, kolegu i babait vrau veten…