Ndarja nga jeta e Franko Frattinit, Basha: Shqiptarët do t'i jenë përgjithmonë mirënjohës! Berisha: Humbëm një mik

Ndarja nga jeta e Franko Frattinit, Basha: Shqiptarët do t'i jenë përgjithmonë mirënjohës! Berisha: Humbëm një mik

Franco Frattini

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm italian Franko Frattini. Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha shpreh ngushëllimet për familjarët dhe miqtë e politikanit italian, si dhe e cilëson atë si mik të madh të shqiptarëve.

“Thellësisht i pikëlluar për humbjen e Franco Frattinit, italian dhe evropian i madh dhe një mik shumë i dashur. Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë mirënjohës për mbështetjen e tij të paçmueshme për lëvizjen e lirë dhe integrimin europian. U prefsh në paqe i dashur mik!”, shkruan Basha në facebook.

Ditën e djeshme, edhe ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një statusi në rrjete sociale pas lajmit të ndarjes nga jeta të politikanit të lartë italian Franco Frattini. Ai konsideroi Shqipëria ka humbur një mik të madh ndërsa i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes.

“Për Franko Fratinin dielli perëndoi përgjithmonë! Shqipëria humbi një mik të madh! Të dashur miq, Presidenti i Këshillit të Shtetit dhe ish ministri i jashtëm i Italisë dhe ish Komisioner i Komisionit Evropian për Drejtësinë, Lirinë, Sigurinë Franco Fratini mbylli sytë përgjithmonë. Franko Fratini ishte jo vetëm një italian e madh për dhe një mik i rrallë  e çmuar i Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kam pasur fatin të bashkëpunoj ngushtë me Franco Fratinin, të njoh nga afër miqësinë e tij, të vlerësoj me mirënjohje të thellë angazhimin dhe mbështetjen e tij të çmuar në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona, në procesin e anetaresimit të Shqipërisë në NATO, në projektin e TAP, në liberalizimin e vizave për Shqipërinë. Duke u përulur me nderim dhe mirënjohje të thellë para kujtimit dhe veprës së ndritur të të ndjerit Franco Fratini, shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij dhe autoriteteve italiane”, shkroi Berisha.

Ditën e djeshme u nda nga jeta në moshën 65-vjeçare ishte ministri i Jashtëm i Italisë Franco Frattini. Frattini ndërroi jetë në spitalin Gemelli në Romë, ku ishte shtruar prej disa kohësh. Frattini njihet në Shqipëri si një prej politikanëve italianë më mbështetes për Shqipërinë dhe shqiptarët si drejtues i diplomacisë në vendin fqinj por edhe në postet që ka mbajtur në Bashkimin Evropian. 4 vite më parë ai është nderuar nga Presidenti i atëhershëm Ilir Meta me Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Ky vlerësim i jepet në mënyrë të veçantë për mbështetjen në procesin e lëvizjes pa viza të shqiptarëve në Evropë. Franco Frattini është nderuar po ashtu nga kryebashkiaku Erion Veliaj me titulli qytetar nderi në 2018. Frattini gjatë vizitës veçoi se transformimin e madh që ka pësuar Tirana.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)

Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)