Ditën e sotme është ndarë nga jeta kompozitori kosovar, Gjergj Kaçinari. Lajmi u bë me dije nga vajza e tij Klorinda Kaçinari, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datën 26 dhjetor 2019, kaloi në amshim bashkëshorti, tata dhe gjyshi jonë i dashur Gjergj Kaçinari. Të pikëlluar: bashkëshortja Greta, vajza Klorinda dhe nipi Justini”, shkruante ajo.
Ndërkohë, referuar kësaj humbje të madhe për botën e artit ka reaguar edhe kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj, i pikëlluar nga lajmi, i shpreh ngushëllimet familjes dhe miqve të Kaçinarit duke e ngatërruar emrin e tij me të kompozitorit të njohur shqiptar Alfred Kaçinari.
Një lapsus i tillë është korrigjuar menjëherë më vonë nga vetë kryeministri kosovar, i cili shkruan:
“Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta e kompozitorit të njohur prizrenas Gjergj Kaçinari. Arti dhe kultura sot humbën një mjeshtër që ka kontribuar shumë për muzikën e vjetër shqiptare.
Botës së kulturës do t’i mungojnë veprat dhe gjithë krijimtaria e veçantë e z. Kaçinari. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve e kolegëve të tij.
I pushoftë shpirti në paqe! RH”
Postimi fillestar i Haradinaj:
Postimi i korrigjuar i Haradinaj:
Dru me pre
Përgjigju