Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t'i kalojë Partisë Demokratike mandatin e ish-deputetit Gjovalin Kadeli, i cili u nda nga jeta në 26 maj të këtij viti.
Artan Bushi deputet për dy muaj
Artan Bushi i renditur i gjashti në listën shumë emërore të PD në Qarkun e Lezhës, do zëvendësojë Kadeli. Vendimi i KQZ-së pritet të merret gjatë mbledhjes së ditës së mërkurë.
Në 2013-ën, Kadeli u zgjodh deputet në listat e Partisë Demokratike, ndërsa më pas iu bashkua LSI-së.
Ai rikandidonte në 25 qershor si kryesues i listës së kandidatëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Por fakti që Kadeli u zgjodh në 2013-ën nga lista e PD, bën që KQZ t'i rikthejë demokratëve një mandat më shumë në Qarkun e Lezhës edhe pse vetëm për dy muaj, deri në konstituimin e Kuvendit të ri në shtator.

(Lista e PD në Qarkun e Lezhës/2013)
Njoftimi i plotë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 19.07.2017, ora 10:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt vendimeve,
Për kallzimin penal ndaj personave të ngarkuar me administrimin e proçesit të votimit dhe numërimit të votave, të cilët kanë shkeluar dispozitat e kodit zgjedhor, për Zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qeshor 2017.
Për miratimin e strukturës së buletinit për Zgjedhjet e Kuvendit të datës 25.06.2017.
Për caktimin e masës së shpërblimit për antarët dhe sekretarët e ZAZ, të emëruar kryesisht nga KQZ për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Qeshor 2017.
Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit, të listës shumemërore të Partisë Demokratike në Qarkun lezhë, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com