Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë kanë mbajtur një minutë heshtje për kirurgun e njohur dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste, Ylli Ziçishti, është ndarë nga jeta këtë të enjte, në moshën 76-vjeçare.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ju ftoj të mbajmë 1 minutë heshtje”, tha mes të tjerash kryeparlamentari Niko Peleshi.

Ishte kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, që kërkoi më herët në seancën plenare të Kuvendit mbajtjen e një minute heshtjeje në nderim të ish-kolegut të tij.

Lajm në përditësim…


Lajmi kryesor:

LIVE- Seanca maratonë në Kuvend/ Në pritje të miratimit të buxhetit 2027 dhe paketës fiskale, hidhen në votim 40 amendamentet e opozitës