Ndarja nga jeta e mbretëreshës Elisabeth II, Princ Leka ndan foton kur ajo dekoron Nënë Terezën: Do mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar

Ndarja nga jeta e mbretëreshës Elisabeth II, Princ Leka ndan foton kur ajo dekoron Nënë Terezën: Do mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar

Princ Leka ka reaguar për ndarjen nga jeta të mbretëreshës Elisabeth II. Ai ka postuar një foto të mbretëreshës kur dekoron Nënë Terezën me ‘Order of Merit’. Leka shkruan se mbretëresha Elisabeth do të mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar.

“Madhëria e Saj, Mbretëresha Elizabeth II, prehet sot në paqe pas më shumë se 70 vitesh në shërbim ekskluziv të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonëealth anembanë rruzullit që e njihnin për sovranen e tyre. Dëshmi e gjallë e mishërimit të sovranitetit kombëtar në aspektin e vet më përbashkues, Elizabeth II përfaqëson mesazhin e pakohshëm të vazhdimësisë së shtetit, të Kurorës, që qëndron i palëkundur me përkushtim dhe vetëdije përballë sfidës dhe pasigurive. E lidhur prej gjakut, ndonëse prej së largu, me Mbretëreshën Geraldinë, ajo do te mbetet një mentor për këdo aspiron t’i shërbejë interesit kombëtar, kudo ku ndodhet, dhe madhështisë së shtetit që është streha dhe mburoja e shoqërisë. Më pëlqen që këtë homazh ta shoqëroj me fotografinë e çastit intim kur Mbretëresha dekoroi shqiptaren e madhe Nënë Terezën me Order of Merit, në vitin 1983. Zoti e pranoftë në mëshirën e tij dhe i priftë mbarë Madhërisë së Tij Britanike, Mbretit Charles III”, shkruan Princ Leka.


Lajmi kryesor:

Mbretëresha Elizabeth II ndërron jetë, reagon politika shqiptare! Rama: Lamtumirë! Begaj: Do mbahet mend me admirim! Meta: Humbje e madhe


SI.E.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, një shfaqje për familjen.  Tradhtia dhe liria e zgjedhjes përballë dashurisë e vlerave

“Lezetet e mëkatit bashkëshortor”, një shfaqje për familjen. Tradhtia dhe liria e zgjedhjes përballë dashurisë e vlerave