Ndarja nga jeta e Petrit Rukës, publicisti Pëllumb Kulla: Ditë e trishtë, dua ta ndriçoj me një poezi të tij! Poet i pazëvendësueshëm

Ndarja nga jeta e Petrit Rukës, publicisti Pëllumb Kulla: Ditë e trishtë, dua ta ndriçoj me një poezi të tij! Poet i pazëvendësueshëm

Për ndarjen nga jeta të poetit Petrit Ruka ka reguar miku i tij, regjisori dhe publicisti Pëllumb Kulla. Ndërsa e quan këtë një ditë të trishtë, Kulla ka publikuar një poezit të Rukës. Një poet i pazëvendësueshëm, shkruan Kulla, për kineastin e ndjerë.

“Këtë ditë të trishtë, ditën e parë pa Petrit Rukën, dua ta ndriçoj sado pak me këtë poezi të tij, që e shënon “me hua nga populli”. Dhe të gjithë e dijmë si ia pat kthyer huatë popullit, ai poet i pazëvendësueshëm”, shkruan Kulla.

  • KAM NJË LËMSH NË ZEMËR
  • Kam një lëmsh në zemër,
  • E s’di kujt t’i rënkohem,
  • T’ju rënkohem maleve,
  • Zënë e më largohen,
  • Mjegull vënë përpara,
  • Sytë më qorrohen…
  •  
  • T’ju rënkohem grave,
  • Gratë zbukurohen,
  • Tek vitet e mia,
  • Këmbët u pengohen,
  • Në prag të mëshirës,
  • Zemrat u ngat’rrohen…
  •  
  • T’ju ankohem këngëve,
  • Këngët hidhërohen,
  • Sa shtrohen mbi letër,
  • Zënë e vjetërohen,
  • S’i plakat në dimër,
  • Nxijnë dhe sterrohen…
  •  
  • T’ju rënkohem shokëve,
  • Shokët më rrallohen,
  • Të gjithë ndrrojnë adresat,
  • Në varreza shtohen.
  • O ky lëmsh në zemër,
  • E di, … që do helmohem…
  •  
  • T’i ankohem zemrës,
  • Lëmshi më zmadhohet,
  • Si qebap kafeje,
  • Mbi zjarr rrotullohet.
  •  
  • T’i ankohem vdekjes,
  • Veç ajo gëzohet,
  • Si vejushë e djegur,
  • Zë e më afrohet,
  • Me mua të gjorin,
  • Vdes që të martohet…
  • Kam një lëmsh në zemër,
  • Po kujt i besohet?!…


Lajmi kryesor:

Shuhet në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka, prej një viti vuante nga një sëmundje në zemër


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot