Ndarja nga jeta e skulptorit/ Rama: Çfarë trishtimi! Veliaj: Humbje e madhe! Margariti: A mund të themi lamtumirë kaq herët?

Ndarja nga jeta e skulptorit/ Rama: Çfarë trishtimi! Veliaj: Humbje e madhe! Margariti: A mund të themi lamtumirë kaq herët?

TIRANË- Trishtues ka qenë lajmi i ndarjes nga jeta i Arben Bajos, si pasojë e COVID-19, për politikën shqiptare. Kryeminstri Edi Rama e konsideron një humbje të madhe për ata që e njohën Bajon, teksa  kujton si një njeri fisnik, duarartë e fjalë pak.

“Ben Bajo nuk do t'i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës, nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t'i mbijetojë virusit vdekjeprurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendës të shkencës e të mjekësisë” shkruan Rama teksa shpreh mesazhin ngushëllues për të afërmit e skulptorit.
Fjalë të ndjera ka zgjedhur edhe ministrja e Kulturës Elva Margariti, e cila shprehet se dita e sotme është e trishtë pasi sot kemi një artist më pak.

"Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteresh.... u nda prej nesh. A mundet të të themi lamtumirë kaq herët!? U prehsh në paqe! Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh", shkruan Margariti në rrjetet sociale.

Për humbjen e Arben Bajos ka shprehur ngushëllimet edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. "Ngushëllime familjes së Arben Bajos në ditën më të vështirë - kryelartë për një prind, partner e artist të rrallë"! përfundon Veliaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:44
Vdekja e Arben Bajos, Arjola Xoxa: Përmes krijimtarisë tënde ti do të jetosh përgjithnjë

Bashkëshortja e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Ajola Xoxa e ka konsideruar të një tragjedi vdekjen e Arben Bajos. Ajo thotë se ai do të jetojë përgjithnjë përmes krijimtarisë së tij.

"Sot u nda nga jeta skulptori Arben Bajo, një nga figurat më të rëndësishme të skulpturës shqiptarë të dekadës së fundit, me një krijimtari dhe ndjeshmëri artistike të jashtëzakonshme. Është një lajm i hidhur për të gjithë artin shqiptar. Për studentët, miqtë, e sidomos familjen e tij, kjo vdekje e parakohshme dhe e papritur është një tragjedi, një dhimbje e pashlyeshme. Drita qoftë me shpirtin tënd Arben! Përmes krijimtarisë tënde ti do të jetosh përgjithnjë", shkruan Xoxa.

Ora 12:44
Ndarja nga jeta e skulptorit/ Margariti: A mundet të të themi lamtumirë kaq herët?

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti e ka cilësuar si një ditë shumë të trishtë, ndarjen nga të të skulptorit Arben Bajo, teksa shton se e ka të vështirë t'i thotë lamtumirë.

"Me shumë gjasë në studio të ka mbetur një punë e papërfunduar. Ishe në kulmin e krijimtarisë tënde dhe është e pabesueshme, që nuk do të kthehesh më aty...Një ditë kaq e trishtë sot! Kemi një artist më pak.. Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteresh.... u nda prej nesh. A mundet të të themi lamtumirë kaq herët!? U prehsh në paqe! Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh", shkruan Margariti.

 

Ora 11:41
Ndarja nga jeta e skulptorit/ Rama: Çfarë trishtimi! Arti humbi një nga bijtë më të përkushtuar

"Fjalët përballë vdekjes s'kanë asnjë fuqi, po asgjë tjetër veç fjalëve vdekja nuk le për dëshmitarët e saj", kështu e mbyll reagimin e tij kryeministri Edi Rama për ndarjen nga jeta të skulptorit, Arben Bajo. Kreu i qeverisë vlerëson maksimalisht për artin e tij!

"Ben Bajo nuk do t'i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës, nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t'i mbijetojë virusit vdekjeprurës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendës të shkencës e të mjekësisë, me kërcënimin e përsëritjes së kasaphanës së vitit 1918, kur Gripi Spanjoll gllabëroi dhjetra miliona njerëz.

Beni ishte ende shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në zhvillimin e vrullshëm drejt njehsimit me vetë artistin, çka vetvetishëm reflektonte akoma influencën e disa mjeshtrave të mëdhenj, në ndërkohën që shembëlltyrat e bronxta po merrnin dora-dorës hijen e pangatërrueshme të individualitetit të skulptorit të talentuar.

Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë, po edhe për artin bashkëkohor shqiptar po ashtu, që humbi sot një prej bijve të vet më premtues e më të përkushtuar. Eh, jeta është kjo, dihet gjithnjë si mbaron po s'dihet asnjëherë kur mbaron rrugëtimi ynë në këtë botë, ku disa e kanë dhuntinë e fatin të lenë pas diçka që i mbijeton vdekjes, veprën e tyre. Artistët hyjnë tek këta disa dhe kur janë prej vërteti, siç ishte Ben Bajo, kujtimi i tyre pavdekësohet nga prania pa kohë e veprave të tyre mes njerëzve që vijnë e shkojnë, në ndërkohën pa kufi që veprat mbeten.

Ngushëllimet më të ndjera të dashurve e të afërmve të Benit, fjalët përballë vdekjes s'kanë asnjë fuqi, po asgjë tjetër veç fjalëve vdekja nuk le për dëshmitarët e saj", shkruan Rama.

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
Ora 11:00
Ndarja nga jeta e skulptori/ Veliaj: Humbje e madhe, artist i rrallë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të skulptorit  Arben Bajos. Një humbje e madhe e quan kryebashkiaku, ndarjen e tij nga jeta si pasojë e COVID-19.

"Pas betejës me virusin e pabesë, Shqipëria humbi një nga skulptorët më të mirë, Akademia një nga profesorët më të përkushtuar, Tirana një nga qytetarët më fisnikë! Ngushëllime familjes së Arben Bajos në ditën më të vështirë - kryelartë për një prind, partner e artist të rrallë", shkruan Veliaj.

Postimi i plotë i Erion Veliajt
B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adriatiku: 12/08/2020 00:10

    TE KISHIT BERE TE PAMUNDUREN QE TE SHPETOHEJ,,,,NGUSHELLIME FAMILJES...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë