Qeveria e Katalonjës ka hequr dorë nga planet për të mbajtur referendumin e pavarësisë nga Spanja, që ishte caktuar të mbahej më 9 nëntor. Presidenti i Katalonjës Artur Mas njoftoi anulimin e referendumit, i cili nuk dihet nëse do të jetë i përkohshëm, gjatë një takimi mes palëve që kërkojnë pavarësi dhe qeverisë rajonale.

Ndërkohë theksojmë që mbështetja për pavarësi është rritur mes 7.5 milion katalanasve, pas krizës ekonomike të Spanjës. Qeveria spanjolle tha se votimi i 9 nëntorit, data kur do të mbahej referendumi ishte jokushtetuese, por udhëheqësit e Katalonëjs premtuan se do ta mbanin atë.

Më 19 shtator, paralamenti rajonal votoi pro mbajtjes së një referendumi. Qeveria qendrore e Spanjës protetsoi kundër këtij veprimi dhe Gjykata Kushtetuese ra dakord për të dëgjuar argumentet e tyre kundër referendumit, një proces që mund të marrë shumë kohë.

Joan Herrera, i partisë Iniciativa Katalanase, u tha gazetarëve se qeveria rajonale e kishte vendosur se konsultimi nuk mund të bëhet, pas takimit me partitë pro-referendumit. Ndërsa mediat spanjolle thanë se presidenti Artur Mas po kërkonte mekanizma të tjerë për t’u konsultuar me publikun.

Qindra mijëra katalanas kanë protetsuar në rrugë javët e fundit duke kërkuar pavarësinë e tyre.




Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)