Parku natyror i luginës së Shalës është kthyer vitet e fundit në një nga destinacionet më tërheqëse lumore të Alpeve Shqiptare.
Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër bën të ditur për ATSH-në se ”gjatë periudhës janar-shtator kjo luginë, e cila përshkohet nga lumi i Shalës ishte destinacioni i preferuar për 32 900 turistë, nga të cilët 21 040 vendas dhe 11 860 të huaj”.
“Lugina e Shalës, një zonë e virgjër lumore, e cila vitet e fundit është futur në guidat e agjencive turistike dhe po tërheq një vëmendje të jashtëzakonshme, për shkak të natyrës së paprekur dhe mundësive të shumta që ofron”, tha ADZM Shkodër.
Gjatë vizitës në këtë luginë, aventurierët mund të shijojnë eksplorimin e zonës me varkë, ngjitjen në majat përreth me pamje spektakolare, si dhe zhytjen në ujin e freskët të lumit të Shalës, që përshkon luginën.
Lugina e Shalës para se të bëhej kaq e njohur, banorët e zonës e njohin me emrin “Guri i Lekës” që lidhet me historinë e Lekë Dukagjinit, simbol i krahinës së Dukagjinit. Ajo që e bën të veçantë është fakti se në zonë nuk ka linjë telefonike e as linjë të energjisë elektrike.
Kjo bën që turistët të shijojnë në maksimum natyrën e bukur dhe ujin kristal, ndërsa fiksojnë në telefonat e tyre ose aparatet fotografikë momentet më të bukura dhe peizazhet fantastike./ATA
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7453
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)
23 Nëntor, 11:55
-
Moti i keq në Shkodër, prurje masive ujërash në tunelin e Gjegjanit! Policia dhe nënkontraktori në terren me 2 fadroma
22 Nëntor, 19:26
-
Moti i keq/ Fshatrat e Shkodrës pa energji elektrike
22 Nëntor, 18:21
-
Vllaznia pret Teutën, Thomas Brdaric: Durrsakët me përgatitjen më të mirë fizike në kampionat, kemi mungesa
22 Nëntor, 13:44
-
Atentati në Shkodër/ Zbardhet dëshmia e policëve: S’e njohëm personin e 3 nëse ishte Ibrahim Lici! Gjykata i liron nga qelia, pezullohen nga detyra
22 Nëntor, 13:11
-
Moti i keq/ Disa fshatra në Vaun e Dejës pa energji elektrike! Rrëshqitje dherash në rrugët e Fushë-Arrëzit
22 Nëntor, 12:28
-
Stuhi në gjithë vendin/ Mijëra banorë pa drita! Anulohen lundrimet Durrës-Bari! Mbyllet spitali i Pukës, uji hyn në pavijone! Dukagjini në izolim (VIDEO)
22 Nëntor, 10:11
-
Qyteti i Pukës mbetet pa spital, era e fortë rrëzon çatinë! Rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz, tre banesa rrezikojnë të shemben
21 Nëntor, 16:33
-
Studimi në Shkodër: Afro 20 për qind e nxënësve bullizohen në shkollë! Shqetësim dhe mungesa e oficerëve të sigurisë
21 Nëntor, 16:16
-
Shkodër-Mali i Zi, sekuestrohen mbi 2 mln euro cash brenda katër ditëve, dyshohet se vijnë nga aktivitetet e paligjshme! 3 persona në pranga (RASTET)
21 Nëntor, 15:17
-
Moti i keq/ Borë në Theth e Vermosh, borëpastrueset në terren! Akset të kalueshme (VIDEO)
21 Nëntor, 09:45
-
E akuzoi se e emëruan bandat, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës padit Gazment Bardhin për shpifje
21 Nëntor, 09:32