Ndërgjegjësim për 143 mijë zgjedhës
të rinj, simulohet dita e votimit
Një fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi për 140 mijë të rinj shqiptarë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit është nisma më e re e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me Këshillin e Evropës,Ambasadën Zvicerane dhe KQZ.
TIRANE - Një fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi për 140 mijë të rinj shqiptarë që votojnë për herë të parë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit është nisma më e re e Ministrisë së Arsimit në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, Ambasadën Zvicerane dhe Komisionin Qendror te Zgjedhjeve.
Këto institucione e kanë zbatuar programin gjashtë muajt e fundit në shkollat e mesme të vendit program i cili u finalizua ditën e sotme në gjimnazin “Arben Broci” në Tiranë.
Programi parashikon gjithashtu dhe zhvillimin e orëve informuese të mësimit mbi demokracinë, sistemet zgjedhore dhe rëndësinë e votës. Nëpërmjet ushtrimit synohet praktimimi i votuesve të rinj me procesin, por edhe informimi i tyre mbi problemet e votimit familjar apo delegimit të votës, të cilat dëmtojnë standardet zgjedhore.
Maturantët në rolet e komisionerëve dhe vëzhguesve improvizuan një proces votimi në një qendër të simuluar.
Në aktivitet ishte e pranishme ministrja Nikolla, ambasadorja Vlahutin, Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Ambasadorja e Hollandës, Kryetarja e Kqz,Lefterije Lleshi.
“Është një mundësi e vyer që shkolla t’i qaset formimeve dhe shprehive që kanë të bëjnë me votimin për herë të parë, për të pasur në Shqipëri realisht një votë të lirë, të fshehtë dhe që u shtrohet në mënyrë të përgjegjshme dhe në liri të plotë”, tha ministrja Nikolla gjatë fjalës së saj
25 vitet e fundit të rinjtë në Shqipëri kanë qënë pjesë e të ashtuquajturit ‘elektorat gri’ apo ‘i pavendosur’, pasi vëmendja e politikës ka qënë e pakët ndaj tyre.
Në programet elektorale të partive zënë pak vend politikat për të rinjtë apo angazhimet të tjera që të përfshijnë interesat e pjesës më vitale të shoqërisë. Ndaj dhe kjo është shoqëruar me një lloj indiference të të rinjve shqiptarë ndaj proceseve zgjedhore.



(Fotot, Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com) Foto të tjera

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.4%
-
Frikë se humbin
43.1%
-
Arsye të tjera
7.5%
Vota total: 1155
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 14 majit/ Belind Këlliçi regjistrohet në KQZ me vulën e Partisë së Lirisë të Ilir Metës
28 Mars, 09:56
-
'Vendoret'/ Berisha-Meta depozitojnë listat për këshilltarë bashkiakë! Tirana udhëhiqet nga Ilir Alimehmeti! Partia e Lirisë merr më shumë pozicione fituese
28 Mars, 07:00
-
Zgjedhjet lokale/ PS dhe koalicioni Meta-Berisha, dorëzojnë në KQZ listat e kandidatëve për këshilltarë dhe kryebashkiakë në këto bashki (LISTAT)
27 Mars, 20:45
-
SKEDA/ Nga kandidati që kërkon mandatin e 7-të në Maliq, te Benet Beci që kërkon të thyejë tabunë në Shkodër! Risitë dhe konfirmimet nga 61 emrat e PS për 14 Majin
27 Mars, 16:45
-
'Vendoret' e 14 majit/ Nisma Thurje dorëzon listën në KQZ, kandidatë për këshilltarë bashkiakë në 10 bashki! Vetëm një kandidat për kryebashkiak
27 Mars, 16:12
-
Shkelën Kodin Zgjedhor, KQZ, kërkon gjobitjen e tre kryebashkiakëve socialistë
24 Mars, 22:24
-
Dixhitalizimi/ KQZ dhe Qeveria zvicerane nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim 1.2 mln euro
24 Mars, 11:33
-
KAS rrëzon sërish Berishën, nuk pezullon regjistrimin e PD-së për 14 majin! Ish-kryeministri: Urdhër i Ramës
23 Mars, 13:20
-
‘Lëvizja Bashkë’ regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e 14 majit, refuzohet koalicioni 'Aleanca'
23 Mars, 11:09
-
‘Aktivitete shtetërore për qëllime elektorale’, KQZ u ndalon socialistëve zhvillimin e 5 aktivitete politike! Kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Kavajës 'në rrjetë'
22 Mars, 20:44
-
‘Vendoret’/ Kolegji Zgjedhor detyron Celibashin të regjistrojë partinë ‘Lëvizja Bashkë’! KAS pranon edhe ankimin e partisë së Dashamir Shehit, e regjistron me emrin e ri
21 Mars, 17:27
-
Carlo Bollino: Sali Berisha, si një klandestin në zgjedhje
18 Mars, 15:55