Ndërkombëtarizimi i universiteteve, Ministria e Arsimit vë në dispozicion 300 milion lekë për projektet e IAL-ve për vitin 2023-2024
Ministria e Arsimit dhe Sportit
Në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vënë në dispozicion të universiteteve publike 300 milion lekë për projekte që kanë në fokus zhvillimin, përmirësimin apo rritjen e infrastrukturës akademike, didaktike dhe kërkimore, bazuar në marrëveshjet për programe të përbashkëta ose të dyfishta me universitete të huaja.
Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila publikoi urdhrin e ri për thirrjen e projekteve të përbashkëta për vitin akademik 2023-2024, duke i ftuar të gjitha universitetet publike që të aplikojnë në këtë thirrje.
"Në kuadër të procesit të ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, ftojmë të gjitha universitetet publike që të aplikojnë në thirrjen e MAS me projekte për zhvillimin, përmirësimin apo rritjen e infrastrukturës akademike, didaktike dhe kërkimore, bazuar në marrëveshjet për programe të përbashkëta ose të dyfishta me universitete të huaja"- shkruan Kushi.
Sipas këtij urdhrin, universitetet, përveç kërkesës për financim, duhet të bashkëlidhin në aplikim edhe projekt-propozimin, ku të identifikohen qartësisht objektivat, aktivitetet, kostot e parashikuara dhe masa e bashkëfinancimit.
Thirrja do të qëndrojë e hapur deri më 20 Qershor të këtij viti, ndërsa vlerësimi do të kryhet brenda datës 30 Qershor 2023.
Përparësi në përzgjedhjen e projekteve fituese do të kenë universitetet publike që kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkëta me institucione të huaja dhe të cilat deklarojnë përqindje më të lartë të bashkëfinancimit nga të ardhurat e tyre për projekt-propozimin e paraqitur.
Aplikimet do të jenë të hapura deri më datën 20 qershor të këtij viti.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
58%
-
Mjaftueshëm
34.7%
-
S'kam mendim
7.3%
Vota total: 288
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Do të shpërndahen mbi 20 mijë libra artistikë për bibliotekat shkollore, Rama: S’ka dhuratë më të bukur në këtë prag festash
23 Dhjetor 2024, 08:38
-
TikTok do mbyllet për 1 vit në Shqipëri, Rama: Rrugaçëri, promovon dhunë e krim! Institut për fëmijët në konflikt me ligjin
21 Dhjetor 2024, 13:17
-
Kuvendi/ PS kalon ligjin, anulohen gjobat për ndërtime pa leje, dhe të AKU në fshat! Rrëzohet amendamenti i PD-së, s'falen faturat e prapambetura të ujit e dritave
19 Dhjetor 2024, 17:31
-
Rama largon zv/ministren e Arsimit Nina Guga e zëvendëson me Orjana Osmanin drejtoreshë në gjimnazin 'Petro Nini'
18 Dhjetor 2024, 17:52
-
Përplasje të ashpra tek Komisioni i Edukimit, Kushi: Më jep fjalën, të të vijë turp! Zhupa: As kam vjedhur, as kam qenë ministre
16 Dhjetor 2024, 20:55
-
PS ndez motorët në Kukës, Majko: Opozita e vjetër destabilizuese, e reja populiste! Kushi: Më shumë angazhim për votën e diasporës
14 Dhjetor 2024, 21:10
-
Akuza dhe dyshime për manipulim zgjedhjesh në atletikë, protagonistët mbledhje në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
28 Nëntor 2024, 16:05
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor 2024, 15:34
-
Protestë për vrasjen e Martinit para Ministrisë së Arsimit, kërkohet dorëheqja e ministres! I pranishëm babai e gjyshi i 14-vjeçarit: Drejtësi deri në fund
25 Nëntor 2024, 17:07
-
Vrasja e Martinit/ Shoqëria civile deklaratë para shkollës 'Fan Noli': Bojkot mësimit nëse nuk merren masa, të dorëhiqet Manastilriu
23 Nëntor 2024, 10:42
-
Gjendet thika me të cilën u vra Martini, autori e hodhi në tarracën e një godine pranë Gjykatës së Apelit, e pikasi një banor! Mister kush e çoi në spital (VIDEO)
23 Nëntor 2024, 10:09
-
Vrasja e Martinit, zbardhet audioja tronditëse në mbledhjen e prindër te 'Fan Noli': Autori nxori thikën në klasë, mbani përgjegjësi
22 Nëntor 2024, 20:30