TIRANE- Me ftesë të komisioneres Androulla Vassiliou, Komisionere e Arsimit, Kulturës, Shumëgjuhësisë dhe Rinisë në Komisionin Evropian, ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro, është ftuar të marrë sot pjesë në ceremoninë e dhënies së Çmimit Evropian për Letërsinë në Bruksel. Ben Blushi është autori shqiptar që ka fituar me veprën “Otello, Arapi i Vlorës”.
Ceremonia do të zhvillohet në Concert Noble, me prezencën e Komisionerit për Kulturën dhe Edukimin, si dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian dhe përfaqësuesve të presidencës italiane në Bashkimin Evropian. Çmimi Evropian për Letërsinë(EUPL) është një çmim i përvitshëm, i hapur për të gjithë vendet pjesëmarrëse në programin Creative Europe, (Evropa Krijuese). Fituesit e vitit 2014 janë: Ben Blushi (Shqipëri), Milen Ruskov (Bulgari), Jan Němec (Republika Çeke), Makis Tsitas (Greqi), Oddný Eir (Islandë), Janis Jonevs (Letoni), Armin Öhri (Lihtenshtejn), Pierre J. Mejlak (Maltë), Ognjen Spahić (Mali i Zi), Marente de Moor (Holandë), Uglješa Šajtinac (Serbi), Birgül Oğuz (Turqi) dhe Evie Ëyld (Mbretëria e Bashkuar e Britanisë). Ndarja e çmimve bëhet sot më 18 nëntor në Bruksel.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com