VLORE- Policët e vrarë gjatë viteve të fundit në qytetin e Vlorës janë përkujtuar sot në kuadër të 26 tetorit, ditës së të rënëve në krye të detyrës.
Në ceremoninë e organizuar në komisariatin e policisë së këtij qarku ishin të pranishëm familjarë të policëve të vrarë, drejtues të strukturave të policisë dhe të pushtetit lokal.
Prefekti i qarkut të Vlorës, Eduard Velçani u ka shprehur ngushëllime familjarëve. Në fjalën e tij ka theksuar se të rënët në krye të detyrës meritojnë nderimet më të thella.
Pas ceremonisë së zhvilluar në policinë e qarkut të Vlorës, nderimi ka vijuar me vendosjen e kurorave në varrezat e dëshmorëve.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com