Ish-kreu i nomenklaturës komuniste në Tepelenë 'Qytetar nderi', PD: Turp! Ka internuar njerëz /VENDIMI

Shumica në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, ka diktuar aprovimin e titullit “Qytetar Nderi” të Manxhar Binajt, njëri prej drejtuesve të nomenklaturës komuniste në jug të vendit. Tentativa e parë për të aprovuar një vendim të tillë, u tërhoq pas apelit të organizatave të ish persekutuarve politikë cka bëri që Tërmet Peci të “arkivojë” këtë dosje, ndërsa e dyta, qëlloi e rrufeshme dhe nuk la vend për diskutim.

Gazetari i Report Tv, Pirro Nase raporton se Tërmet Peci, kryetar i Bashkisë së Tepelenës, ka qenë këmbëngulës në nderimin me titullin më të lartë që mund të japë një këshill bashkiak. Manxhar Binaj ka ushtruar funksione drejtuese në sistemin komunist në vitet ’70-’80 kryesisht në Gjirokastër, Tepelenë e Vlorë duke qenë kryetar i Komitetit të Partisë në rrethet e sipërpërmendura.

Vendimi është marrë nga këshilltarët e majtë ku përbëjnë shumicën në Këshillin Bashkiak të Tepelenës cka është kundërshtuar fort nga këshilltarët e djathtë që janë në minorancë në legjislativin vendor. Kreu i këshilltarëve të djathtë Xhafer Mece, e quan si një akt tërësisht të turpshëm nderimin që i bëhet me një titull të tillë, një funksionari komunist, i cili sipas tij ka firmosur urdhra për internime dhe burgosje të familjeve tepelenase, gjirokastrite dhe vlonjate kur ka qenë në krye të Komitetit te Partisë.

Manxhar Binaj

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • toni: 08/06/2019 19:32

    ik o xhaf fshatari ngele ti te besh politik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja