Nderohet në Shkodër Mark
Kaftalli, “Paganini shqiptar”

Nderohet në Shkodër Mark<br />Kaftalli, “Paganini shqiptar”
SHKODER- Në 80-vjetorin e lindjes, violinistit të mirënjohur Mark Kaftalli i është bërë një dhuratë e veçantë në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Ishte i ftuar të ndiqte një koncert të organizuar për nder të tij, i cili u shoqërua nga imazhet e vidioprojektorit me çastet më të bukura të karrierës artistike, në skenë janë ngjitur emrat më të njohur të këngëtarëve shkodranë. Mark Kaftalli ka 30 vite karriere artistike në Teatrin “Migjeni”, si udhëheqës artistik.

Ai njihet si krijuese dhe realizuesi i Festivalit të parë të Muzikës së Lehtë në Shkodër. Kaftalli ka një kontribut të çmuar në formulimin e jareve të pavdekshme shkodrane, të cilat i solli në skenë me dy zëra të veçantë të Shkodrës, Bik Ndoja dhe Shyqyri Alushi, për të vijuar me të tjerë zhanre, me protagonistë emra të tjerë të mëdhenj, si Florinda Gjergji, Tonin Tërshana, etj.

Ai është nderuar disa herë më çmime dhe dekorata për kontributin e tij në jetën artistike të qytetit.

Shkrimi u publikua sot (28.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura