'Ndërpremë kontratën me disa futbollistë', 'zgjohet' Flamurtari: Me afrimet cilësore do arrijmë objektivat

Situata te klubi i Flamurtarit është aspak optimiste dhe mbi të gjitha jo premtuese për të shpëtuar sezonin, pasi në ndërprerjen e kampionatit pas 17 javësh vlonjatët renditen të fundit pasi kanë grumbulluar vetëm gjashtë pikë. Gjithsesi së fundmi nga Vlora kanë ardhur disa shkëndija pozitive.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale klubi ka njoftuar se ka ndërprerë kontratën me disa futbollistë, emrat e të cilëve do t’i bëjë publikë në një moment tjetër. Gjithashtu nga Flamurtari bëhet me dije se po bëhet një punë intensive për për përforcimin e skuadrës, riorganizimin dhe hyrjen e fuqishme në merkato, për arritjen e objektivave në këtë sezon futbollistik.

Më tej lexohet se futboll klub Flamurtari do të vijojë me përkushtim dhe pa ndërprerje punën për të perforcuar skuadrën me elemente cilësorë, duke përmbushur të gjitha detyrimet, por edhe konfirmuar se skuadra do të jetë ajo që kërkojnë objektivat e vet klubit, por edhe të sportdashësve të shumtë vlonjat.

Burime bëjnë me dije se Flamurtari është përqëndruar në afrimin e lojtarëve brazilianë, por edhe atyre afrikanë. Ndërsa jashtë synimeve nuk janë as futbollistë të cilët kanë qenë më parë pjesë e Superligës, por që për momentin luajnë jashtë. Përsa i përket trajnerit Marcelo Troisi do të marrë vendin e Luan Birçes, por nga klubi ende nuk ka zyrtarizim.

Braziliani Troisi është tekniku i katërt që do të ulet në pankinën e vlonjatëve këtë sezon, pasi Gerd Haxhiu u largua një ditë para fillimit të kampionatit, ndërsa më pas erdhën Sededini dhe Birçe.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën