Ndërprerja e energjisë në vendet e Ballkanit, KE hetim ndërkombëtar për të zbuluar kush i fiku dritat! Zgjasin 6 muaj

Komisioni Europian ka paralajmëruar një hetim ndërkombëtar lidhur me incidentin në rrjetin e sistemit energjetik në pjesën juglindore të Evropës që bëri që të kishte ndërprerje të rrymës të premten e 21 qershorit 2024 në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci.

Zyrtarët malazezë pohojnë se ndërprerja e energjirsë elektrike në rajon e sistemit elektroenergjetik është pasojë e ngarkesës së madhe dhe rritjes së konsumit ditor dhe temperaturave të larta. Një hetim Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) do të përcaktojë dhe shkaqet nga kanë nisur problemet.

‘Më 21 qershor 2024 rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale. Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe një ndërprerje të pjesshme në Kroaci. OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët’ thuhet në deklaratë e ENSO.

ENTSO-E njoftoi se është duke mbledhur të gjitha të dhënat teknike relevante për këtë ngjarje nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur.

Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO-E do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh, njofton ENTSO.

Mali i Zi: Defekti nuk është faktor njerëzor
Drejtori i Qendrës Kombëtare Dispeçer,në Mal të Zi Ranko Rexhiq, në konferencën për media tha dje se nuk kanë informacion se çfarë ka ndodhur saktësisht.

"Kjo do të përcaktohet nga Shoqata Evropiane e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit, e cila është pjesë e Komisionit Evropian. Ata do të kenë informacion të detajuar dhe të saktë pas hetimit."

Redžić tha se nuk mund të komentonte pretendimet e mediave rajonale se Mali i Zi dyshohet se ishte përgjegjës për ngjarjen. Ai shpjegoi se ishte një dështim rajonal dhe se çfarë ka ndodhur do të tregojë hetimi nga organi zyrtar i KE-së.

Ai po ashtu tha se shkaku i aksidentit nuk ka qenë faktori njerëzor dhe se “as nuk duhet të mendojmë për këtë”, dhe se një shqetësim i tillë nuk ka ndodhur në Mal të Zi në 30 vitet e fundit.

“Shkak mund të jetë edhe tranzicioni i gjelbër (burimet e rinovueshme të energjisë) sepse ai treg është shumë aktiv”, tha ai.

Hetimi do të zgjasë gjashtë muaj
Zyrtarët kroatë, siç raportojnë mediat lokale, zyrtarisht njoftuan se kolapsi teorik mund të kishte goditur të gjithë Evropën, sepse sistemet energjetike janë të lidhura dhe se është e papërgjegjshme të bëhen supozime para hetimit zyrtar nga organet evropiane, i cili zakonisht zgjat. gjashtë muaj. 

"Ne jemi dëshmitarë të një prishjeje rajonale të sistemit elektroenergjetik dhe të fajësosh Malin e Zi për këtë do të ishte jashtëzakonisht e gabuar. Problemi u ngrit si rezultat i një ngarkese shumë të madhe, rritjes së ngarkesës ditore dhe temperaturave shumë të larta. E gjithë kjo çon në faktin që rryma nuk mund të transmetohet siç duhet dhe po vijmë tek ajo që ndodhi sot”, tha ministri i Energjisë dhe Minierave në Mal të Zi Sasha Mujoviç në një fjalim zyrtar për mediat, shkruan media malazeze, vijesti

Shqiperia vijon të jetë zonë me rrezikshmëri të lartë

Në Shqipëri, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi dje se ndërprerja zgjati rreth gjysmë ore në gjithë vendin dhe konfirmoi se, sipas një analize fillestare, temperaturat e larta dhe sistemi i ngarkuar i transmetimit ishin shkaktarë.

“Kemi arritur të rikuperojmë situatën brenda 30 minutash në gjithë vendin, e për Tiranën për 17 minuta”, tha ajo në një video mesazh.

Ministrja shtoi se Shqipëria “vazhdon të jetë zonë me rrezikshmëri të lartë, sepse volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë të mëdha dhe temperaturat do të mbeten në nivele rekord edhe ditët në vijim”.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani-Belgjikë: 22/06/2024 20:43

    Greku se nga andej u fikën, shumë e leht.

    Përgjigju
  • Daje Sami: 22/06/2024 11:47

    Mos ishte veper e Rusise,si po hakeron internetin tani po provon te hakeroje edhe sistemin energjitik te vendeve antare te NATO s si kunderpergjigje te perkrahjes qe i japin sanksioneve qe i jane vendosur ketij vendi agresor dhe ndihmes qe po i japin Ukraines ne perpjekjet e saj per ti debuar agresoret ruse nga vendi i tyre.

    Përgjigju
    • Besii: 22/06/2024 12:16

      Kemi Greqine, qe saboton turizmin vit per vit. Shih c'ndodh ne Sarande. Nuk e durojne sot ata qe turizmi shqiptar te zhvillohet.

  • Xnxndn: 22/06/2024 09:35

    Kush fiku dritat e?! Jo kush nderpreu energjine?!

    Përgjigju
  • Qytetari: 22/06/2024 09:15

    Atehere duhet investuar ne kete fushe. Temperaturat keto do jene edhe ne vitet ne vijim, te larta, per pasoje duhen rritur kapacitetet. Puna e qeverise kjo eshte, te therras mbledhje urgjente dhe te alokohen e devijohen fondet drejt investimit ne infrastrukturen e energjise pasi eshte me e rendesishme se investime ne cfaredolloj fushe tjeter. Pezullojini rruget per ca kohe dhe jepini zgjidhje.

    Përgjigju
    • Or tej: 22/06/2024 10:04

      Naltmadhnia po merret me piktura e podcaste or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në bregdetin shqiptar, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com

'Kush e fiton Europianin?' Ja si u votua tek sondazhi i Shqiptarja.com