Ndërpritet KQZ, Biba: Të fala kujt
të kesh! Kosovrasti: Ruaj etikën

Ndërpritet KQZ, Biba: Të fala kujt<br />të kesh! Kosovrasti: Ruaj etikën
TIRANE - Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ndërpret mbledhjen pas nje konflikti të momentit qe lindi midis nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba dhe përfaqësuesit të PD-së në KQZ Njazi Kosovrasti.

Në kohën që KQZ diskutonte për kërkesën ankimore të Partisë Aleanca Popullore për vendimin e KZAZ në qarkun e Dibrës, debatet kanë degjeneruar në fyerje personale.

Debati mes Bibës dhe Kosovrastit erdhi në momentin që për këtë cështje po diskutonte anëtari i KQZ-së, Hysen Osmanaj e ku është shoqëruar me ndërhyreje të herëpasherëshme nga nenkryetari Biba. Në këtë moment Kosovrasti i kërkoi nenkryetarit të KQZ-së të bënte durim, çka nuk u mirëprit nga Biba, i cili kaloi në fyerje personale me Njazi Kosovrastin.

Përfaqësusit e opozuëts në KQZ u larguan pasi nuk pranuan që në tryezën e KQZ-së të përdorej një gjuhë jo etike. Më pas kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi u detyrua të ndërpriste mbledhjen.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara

Ilir Metaj: Turizmi 2024?...Karvani do të ecë përpara