Një tjetër kampionat elitar në Europë ka njoftuar ndërprerjen e veprimtarisë sportive. Bëhet fjalë për La Liga-n, që më herët kishte njoftuar se në dy javët në vazhdim ndeshjet do të luheshin pa tifozë.
Gjithsesi në postimin e fundit La Liga thotë se tani nuk bëhet më fjalë për futboll. La Liga konsideron se tani rrethanat janë të tilla që masat duhet të merren akoma edhe më të ashpra.
Kujtojmë se një vendim të tillë e mori pak ditësh edhe Seria A, ku është shfaqur edhe rasti i parë i një futbollisti me koronavirus.
Komento