Dolly Parton është përcjellë për në banesën e fundit në një ceremoni private.
Familjarët e afërt të yllit të muzikës country, e cila ndërroi jetë javën e kaluar, u mblodhën të premten në mëngjes në Woodlawn Memorial Park and Mausoleum në Nashville.
Parton u varros pranë bashkëshortit të saj prej gati 60 vitesh, Carl Dean, i cili ndërroi jetë në mars të vitit 2025. Pllaka prej bronzi e mauzoleumit mbante të gdhendur emrin e yllit që përpara vdekjes së saj, së bashku me emrin e bashkëshortit dhe një fot të shtëpisë së saj në Tennessee.
Në varreza ishin vendosur edhe libra kujtimesh ku fansat mund të shkonin dhe të shprehnin respektin e tyre.
“Fansat dhe miqtë e Dolly-t nga e gjithë bota inkurajohen t’i bëjnë homazhe në rrjetet sociale, duke etiketuar Dolly Parton”, thuhet në njoftimin mortor. Në vend të luleve, familja kërkon që donacionet të bëhen për Dolly Parton’s Imagination Library, nisma e saj për promovimin e leximit dhe ofrimin e librave për fëmijët.
Parton ndërroi jetë javën e kaluar, bëri të ditur nipi i saj, Bryan Seaver, në një njoftim për shtyp të ndarë me The Times. Ajo ishte 80 vjeç.
Në një deklaratë, një përfaqësues i ikonës së muzikës country tha: “Pas përballjes me guxim me një betejë të shkurtër me kancerin, Dolly u nda sot nga jeta tokësore në Vanderbilt-Ingram Cancer Center, e rrethuar nga njerëzit e saj të dashur.”









Komente
Komento