Ndërrojnë jetë nga COVID brenda javës çifti i bashkëshortëve, humb betejën me sëmundjen pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë

Ndërrojnë jetë nga COVID brenda javës çifti i bashkëshortëve, humb betejën me sëmundjen pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë

Fatmir Karapicit dhe Vjollca Karapici

Pas ndarjes nga jeta të Dr.Fatmir Karapicit një javë më parë për shkak të COVID, ndahet nga jeta edhe bashkëshortja e tij pedagogia Vjollca Karapici. Pedagogia e Fakultetit Ekonomik ishte shtruar prej dy javësh në spitalin Infektiv, ndërkohë që nuk ka mundur që ta fitojë betejën me COVID.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije në rrjetet sociale edhe Universiteti i Tiranës i cili shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të pedagoges.

Mesazhi i plotë i Universitetit të Tiranëës: Me keqardhje dhe hidherim te thelle njoftojme ndarjen nga jeta te Prof. Dr Vjollca Karapici. Prof. Vjollca gjithe jeten e saj e ka te lidhur me Universitetin e Tiranes ku prej 45 vitesh ka dhene kontributin e saj. Qe prej vitit 1977 ajo ka qene pedagoge ne departamentin e Kontabilitetit, ne Fakultetin e Ekonomise, UT. Ne 1996 ajo mori graden shkencore Dr dhe prej 2011 mbante titullin “Profesor Doktor”.

Prof. Vjollca ka luajtur nje rol te rendesishem ne fushen e Kontabilitetit dhe Auditimit ku ka mbajtur poste te rendesishme.  Ajo ishte kryetare dhe anetare e Keshillit Kombetar te Kontabilitetit, Kryetare e Komisionit te Certifikimit te Audituesve te Brendshem, Zv. Presidente e Shoqates se Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise, Anëtare e Komitetit Kombetar Drejtues për Reformën në Raportimin Financiar ne Ministrine e Finances, Antare e Komitetit te Auditimit te Brendshem, Banka INTESA-SANPAOLO Shqiperi, Antare e bordit te AIIA (Instituti Shqiptar i Audituesve te Brendshem). Ajo ka qene autore e shume teksteve universitare dhe profesionale.

Te gjithe koleget, miqte dhe studentet qe kane patur fatin dhe privilegjin ta njihnin nga afer deshmojne per profesionalizmin, integritetin, energjine, dashamiresine dhe pozitivitetin qe ajo transmetonte. Do te na mungosh shume Zysh Vjollca! Mirenjohje pafund dhe falenderime per punen e palodhur dhe kontributin 45vjecar ne Universitetin e Tiranes!  Ngushellime femijeve, familjareve, miqve dhe kolegeve. Rektori Artan Hoxha! Homazhet ne nderim te Prof.Dr Vjollca Karapicit do te zhvillohen neser, diten e diele date 14 mars ne oren 9:00 deri ne 12:00 te agjensi Alba te medreseja. Ne 12:00 varrimi ne tufine.


Lajmi kryesor:

698 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë mjeku dhe pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, infektohet Bashkim Fino


M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Profesori: 13/03/2021 11:57

    Ngushullime familjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’