Një tjetër emër i njohur i skenës shqiptare është ndarë nga jeta. Sot u shua aktori i humorit dhe i cirkut të Shqipërisë, Arben Shaka në moshën 70-vjeçare. Ai ndërroi jetë si pasojë e COVID-19, ndërsa lajmi është konfirmuar nga familjarë të tij.
Prirjet e artistit Shaka ishin kryesisht për pantomimën aktoriale dhe kupletet muzikore duke bërë bashkë filmin dhe cirkun. Ai ka kaluar plot 33 vite në cirk, në skenë dhe në ekran, për artdashësit shqiptarë. Ndër filmat ku luajtur “Cirku në fshat”, “Perse bie kjo daulle”, “Odiseja e tifozëve”.
Arben Shaka e filloi karrierën artistike ne vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit ne pantomimen “Shoferi dhe Pasagjeri” dhe moshën 17-vjeçare nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës.
Për herë të parë merr pjesë në një film në vitin 1969 tek “Perse bie kjo daulle” dhe në vitin 1972 tek “Odiseja e tifozëve”.
Sot nga COVID-19 kanë humbur “betejën” me koronavirusin 8 persona në vendin tonë.
Nje nga aktoret me te mire qe ka lene gjurme ne feminrine time Qofte i parajses
PërgjigjuAktor i madh ,,arben shaka,,,ngushellime familjes....
PërgjigjuNgushellime dhe Respekte! Rip Arben Shaka
Përgjigju