TIRANË - Ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare artistja e merituar, Besa Imami, e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Aktorja Besa Imami, ka lindur në 8 Gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937, familja e saj u shpërngul nga qyteti i Gjakovës për t’u vendosur në Tiranë. Homazhet për Besa Imamin u mbajtën në orën 13:00 në “Teatrin Kombëtar”.
Në një bisedë të fundit të bërë me gazetarin dhe operatorin Ardian Faja, aktorja shqiptare shprehet se i mungon shumë ekrani, publiku, spektatorët dhe dashuria e tyre.
Në kinematografi ajo u bë e njohur për publikun e gjerë me rolin e Donika Kastriotit në filmin “Skënderbeu” të realizuar në vitin 1953. Aktorja rrëfen se ky rol ka qenë një surprizë për të, pasi ajo ishte e sëmurë dhe e shtruar në spital ku ka marrë lajmin se do luante rolin e Donikës.
/Shqiptarja.com

VIDEO