Në moshën 95-vjeçare ka ndërruar jetë Anna Falcone, motra e madhe e gjyqtarit Giovanni Falcone, i vrarë nga Cosa Nostra në atentatin e Capacit në vitin 1992.
Anna Falcone ishte fëmija i parë i familjes dhe, së bashku me motrën e saj Maria Falcone, kontribuoi në krijimin e Fondacionit të dedikuar kujtimit dhe vlerave të gjyqtarit Falcone.
Ajo zgjodhi ta ushtronte angazhimin e saj anti-mafia larg vëmendjes publike, duke ndërhyrë rrallë në aktivitete apo dalje mediatike.
Së fundmi, kishte pranuar të merrte pjesë në një takim me ish-futbollistin Fabrizio Miccoli, i cili i kishte kërkuar ndjesë për shprehje fyese ndaj kujtimit të vëllait të saj, të zbuluara në një bisedë të përgjuar nga autoritetet.
Giovani Falcone u vra më 23 maj 1992, në moshën 53-vjeçare, bashkë me gruan dhe tre truproja, nga shpërthimi i një bombe prej gjysmë ton lëndë shpërthyese. Dy muaj pas vrasjes së tij, Paolo Borselino, bashkëpunëtor i ngushtë me Falconen u vra nga një autobombë në Palermo.
Komente










