Monika Kryemadhi po hynte në prokurorinë e Posaçme, në paraqitjen e saj të radhës për masën e sigurisë, kur iu drejtua gazetarëve duke u thënë: Vdiq babai i Ilirit, e morët vesh!
Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Avokati Kujtim Cakrani tregoi se si Meta e përjetoi lajmin për humbjen e të atit!
“Sot isha në ambientet e burgut Jordan Misja, duke biseduar me z.Meta dhe ndërsa diskutonim ai mori vesh lajmin që babai i tij kishte ndërruar jetë. Presidenti e mbati veten, por ishte një lajm i trishtë që të mësosh për vdekjen e njeriut të afërt në ambientet e paraburgimit”, tha Çakrani.
Më pas, në një postim në rrjetet sociale, Ish-presidenti Meta publikoi një foto krah babait të tij ndërsa shkroi se:
“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës, Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta. Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit. Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t'ju a komunikojmë në vijim" shkruan Meta.
Varrimi i të ndjerit është parashikuar për të martën, 2 qershor, në vendlindjen e tij, në Çepan të Skraparit. Meta i cili qëndron në burg që prej tetorit 2024, do të lërë për herë të parë qelinë, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të të atit.
Avokati Kujtim Cakrani ka rrëfyer në rrjete sociale momentin kur Ilir Meta mësoi lajmin për ndarjen nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta, teksa ndodhej në ambientet e paraburgimit “Jordan Misja”. Në një video të postuar në rrjete sociale, avokati i ish-presidentit tregon se Metës iu mbushën sytë me lotë por e mbajti veten.
"Sot isha në ambientet e burgut Jordan Misja, duke biseduar me z.Meta dhe ndërsa diskutonim ai mori vesh lajmin që babai i tij kishte ndërruar jetë. Presidenti e mbati veten, por ishte një lajm i trishtë që të mësosh për vdekjen e njeriut të afërt në ambientet e paraburgimit. Shumë shqiptarëve u ndodh kjo por unë isha prezent kur presidenti e mori lajmin. Ka treguar një dinjitet dhe vetëpërmbajtje që unë e admiroj. Kjo ka qenë dita më e keqe” tha Cakrani në videon e postuar në Facebook
Rexhep Meta ndërroi jetë në moshën 83-vjeçare. Ai do të varroset të martën në Skrapar.

Ilir Meta ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Rexhep Meta, i cili u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se familja e tij po përjeton një dhimbje të madhe, ndërsa bën të ditur se ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet më 2 qershor, në orën 12:00, në vendlindjen e të atit, në Çepan të Skraparit.
“Të dashur të afërm, miq dhe dashamirës, Me dhimbje të thellë po ndaj me ju lajmin e trishtë, për mua dhe gjithë familjen tonë, të ndarjes nga jeta të babait tonë të mrekullueshëm, Rexhep Meta. Në respekt edhe të amanetit të tij, ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet, nesër, më 2 qershor, në ora 12:00, në vendlindjen e tij në Çepan të Skraparit. Ndërkohë për të gjithë miqtë dhe dashamirësit, familja do të bëjë pritjet e ngushëllimeve në datën 3 qershor në Tiranë, vendin dhe orën e saktë, do t'ju a komunikojmë në vijim" shkruan Meta
Komente









Njeri i mire, zoteri qofte i xhenetit!
PërgjigjuShpirti ne parajse njeriut te mire Rexhep Meta!
PërgjigjuShpirti i tij ne parajse!
PërgjigjuNgushéllime per zotin Rexhep!
Përgjigju