Një i burgosur në burgun e Fushë Krujës ka ndërruar jetë. Viktima është Ervis Tako 35 vjeç nga Cërriku. Ai ishte ndalur për vjedhje, ndërsa ndërroi jetë dje në renimacionin e QSUT.

Drejtoria e Burgjeve njofton se në datë 04.09.2018 ai është dërguar nga burgu në QSUT  dhe në datë 07.09.2018 është regjistruar në repartin e reanimacionit.

Sipas kartelës mjekësore, 35 vjeçari vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ai gjithashtu ka vuajtur edhe nga sëmundje të shëndetit mendor dhe kurohej me ilaçe. Pavarësisht ndihmës së mjekëve, Ervis Thoma Tako ka ndërruar jetën ditën e djeshme në QSUT.

NJOFTIMI I PLOTË I MINISTRISË SË DREJTËSISË
Në datë 08.09.2018 në renimacionin e QSUT “Nënë Tereza” ka ndërruar jetë shtetasi Ervis Thoma Tako, 35 vjeç, lindur e banues në Cërrik, me masë sigurimi “mjekim i detyruar”, i ndaluar për veprën penale të vjedhjes.

Në datë 04.09.2018 ky shtetas është dërguar nga IEVP Krujë në QSUT “Nënë Tereza” dhe në datë 07.09.2018 është regjistruar në repartin e reanimacionit.

Sipas kartelës mjekësore ky shtetas vuante nga një sëmundje e pashërueshme. Ai gjithashtu ka vuajtur edhe nga sëmundje të shëndetit mendor dhe kurohej me ilaçe për shëndetin mendor. Veprimet proceduriale po kryhen nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Komisariatit të Policisë Nr 4 Tiranë.