Ndërron jetë ish-kryeministri i
Kosovës, Bajram Rexhepi

Ndërron jetë ish-kryeministri i<br />Kosovës, Bajram Rexhepi
Ish- kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Rexhepi, 63 vjeç, prej muajsh ndodhej në koma dhe ishte duke qëndruar në njërin prej spitaleve në Turqi pas një hemorragjie cereblare.

Fillimisht ai ishte dërguar për mjekim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku kishte kryer edhe një operacion.

Më pas, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ish-kryeministri i Kosovës është dërguar Turqi për kurim.

Pajaziti: Rexhepi kontribuoi për vendin
Deputeti i PDK-së Zenun Pajaziti, në një lidhje telefonike për Report TV, i cili ka punuar me ish- kryeministrin Rexhepi gjatë  kohës kur ishte në krye të qeverisë.

Pajzaiti ka thënë se Rexhepi i përket një gjenerate e cila bërë shumë për lirinë e Kosovës.

“Për disa vite ai ishte udhëheqësi e shtetit, e Partisë Demokratike, ishte një nga kontribuuesit më të mëdhenjtë të vendit tonë”, është shprehur deputeti i PDK-së. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur