Ndërron jetë nga COVID-19 mjeku i tretë! Anibal Byberi u paraqit dje te 'Shefqet Ndroqi' në gjendje të rëndë! MSH: Pësoi insuficencë të rëndë respiratore

Ndërron jetë në moshën 53-vjeçare mjeku pneumolog Anibal Byberi, pasi nuk mundi të fitonte dot betejën e tij me COVID-19, viktima e tretë nga bluzat e bardha. Ai u shtrua në ditë më parë në spitalin COVID 2 në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Byberi nuk mundi të jetonte.

Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka ndërruar jetë nga COVID-19 në Spitalin COVID 2 "Shefqet Ndroqi. Ai u paraqit tek ish-Sanatoriumi në gjendje të rëndë shëndetësore ditën e djeshme, por ndërroi jetë në mbrëmje.

Byberi është shtruar me urgjencë te "Shefqet Ndroqi", ku është vënë menjëherë në intubim, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, por fatkeqësisht nuk mund të jetonte.

Ministria e Shëndetësisë konfirmon se mjeku vdiq si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, ndërsa ishte konfirmuar pozitiv disa ditë më parë. Anibal Byberi vuante nga obeziteti dhe një sëmundje e lëkurës të quajtur psoriasis, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua në mënyrë të menjëhershe ditën e djeshme.

Ai kurohej në bazë, por u shtrua me urgjencë ditën e djeshme tek ish-Sanatoriumi.

Mjeku pneumolog Anibal Byberi ka punuar mjek në Tropojë dhe ka mbajtur dhe postin e drejtorit në Spitalin e Tropojës. Për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk e ushtronte profesionin e tij.

1596441359_1596438956ANBALBYBERI.jpg

Anibal Byberi

Ky është mjeku i tretë që ndërron jetë për shkak të COVID-19, ku më parë kanë humbur jetën dhe hematologu Arian Pushi dhe mjeku nga Puka, Hysni Shkjau.

Mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi ndërroi jetë në spitalin infektiv në moshën 57-vjeçare dhe nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Edhe mjeku Hysni Shkjau ka humbur betejën me koronavirusin pas disa ditësh "luftë" në spitalin Infektiv ku ishte i shtruar. 69-vjeçari, me 40 vite eksperiencë si mjek, pati vështirësi në frymëmarrje dhe sipas ministrisë së shëndetësisë vuante dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Numri i viktimave dhe të infektuarve në vendin tonë mbetet në shifra të larta, ku në 24 orët e fundit kanë humbur betejën 5 persona dhe janë shënuar 123 raste të reja me COVID-19.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:31
Ministria e Shëndetësisë: Mjeku Byberi humbi jetën nga insuficenca e rëndë respiratore

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka konfirmuar ndarjen nga jeta të mjekut Anibal Byberi, ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjarëve. Ministria sqaron sot mjeku ishte konfirmuar pozitiv prej disa ditësh dhe vijonte trajtimin në banesë, ndërsa një ditë më parë u paraqitur në gjendje të rëndë dhe u shtruar te "Shefqet Ndroqi", por nuk mund të mbijetonte. Ministria sqaron se ai nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore.

Mjeku vuante nga obeziteti dhe psoriasis një sëmundje e lëkurës, ndërsa aktualisht nuk e ushtronte profesionin e tij.

"Mjeku pneumolog 53 vjeçar, me origjinë nga Tropoja është konfirmuar pozitiv me virusin e rrezikshëm pak ditë më parë dhe vijonte trajtimin në banesë. Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, mjeku Byberi është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Universitar “Shefqet Ndroqi”, ku pavarësisht ndihmës së menjëhershme të ofruar nga stafi mjekësor, fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e insuficencës së rëndë respiratore. Mjeku Anibal Byberi vuante nga psoriasis, një sëmundje lëkure dhe obeziteti. Pas shumë vitesh punë në vendlindjen e tij, ka punuar për disa kohë si mjek në burgun 302, ndërsa aktualisht nuk ishte në punë, ndërsa këto ditë do të konkurronte në portalin “Mjekë për Shqipërinë", shkruan Ministria e Shëndetësisë.

Ora 10:21
Ndërron jetë mjeku Anibal Byberi, kryebashkiaku i Tropojës: Lamtumirë kushëri, le pas dhimbje e lot

Kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi i ka dedikuar një status prekës mjekut Anibal Byberin, i cili ndërroi jetë nga COVID-19. Mjeku ishte dhe kushëri i kryebashkiakut, i cili shprehet se ndarja e tij nga jeta la pas dhimbje e lot në një moshë ku ende duhet të gëzonte jetën.

"Vdekja është një realitet makabër që nuk pranon as lutje e as përshpirtje. Le pas dhimbje e lot, pikëllim e trishtim. Por kur merr jetë në moshën më të mirë ajo bëhet e papërballueshme e tepër e vështirë. Kështu po e përjetoj sot ikjen tënde i dashur Dr.Anibal Byberi. Kushëri, shok e mik do na mungosh shumë. Të qoftë i lehtë dheu e shpirti yt pushoftë në Parajsë. Në qiell do ta vështrojnë shpirtin tënd të mirë familjarë, kushërinj, miq e dashamirës", shkruan Rexhë Byberi.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leka: 03/08/2020 12:43

    Nqs nuk e ushtronte aktualisht profesionin nuk mund te thuhet mjeku i trete qe humb jeten. Ai konsiderohet si nje pacient qe humbi betejen, pasi nuk eshte mantel bardhe qe te infektohej ne krye te detyres.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 03/08/2020 11:26

    Si njeri,prind e familjar keqardhje e ngushullime. Si obez keqardhje qe ka qene edhe mjek. Cfare transmetonte ai te pacientet e tij,me tere ate gjuhe te "fuqishme" te trupit??? Mjer pacientet e shkrete çnegativitet formal kane provuar me mjekun e tyre obez.....

    Përgjigju
    • Thku: 03/08/2020 17:07

      Ca thu mor burre, duhet te jemi model ne mjeket qe te na besoj e pacientet?

  • Florian: 03/08/2020 10:27

    Ngushellime familjes.Nje humbje e ma dhe. Shqiptare kini kujded dieten,konsumoni me pak mish dhe alkol dhe mundohuni te keni nje jet aktive pasi mbipesha esht armik per trupin dhe ky lloj virusi esht vdekjeprures sidomos per obezet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat