Lira Gjika: Ja si mësova largimin nga jeta të Vitore Ficos, pediatres që 'i rrëmbeu' vdekjes qindra fëmijë

Lira Gjika: Ja si mësova largimin nga jeta të Vitore Ficos,  pediatres që 'i rrëmbeu' vdekjes qindra fëmijë

Mjekja pediatër, Lira Gjika, e cila dha lajmin për vdekjen e Vitore Ficos

TIRANË- Shqipëria ka humbur në heshtje, një nga emrat më të spikatur në mjekësinë, Vitore Fico. Ajo është ndarë nga kjo jetë rreth një muaj më parë, por është mësuar vetëm pas statusit të bërë nga mjekja pediatre, Lira Gjika. Ajo ka vlerësuar maksimalisht punën e saj, teksa e përshkruan si "Herkuli" femër i kohërave moderne, që ka shpëtuar nga vdekja qindra fëmijë. Gjika ka treguar profesionalizmin që e karakterizonte Ficon, punën e saj të palodhur, por që fatkeqësisht iku në "heshtje" dhe askush nuk e vlerësoi aq sa duhet.

"Po ecja në rrugën Myslym Shyri, pranë tabelës që lajmërojnë vdekjet e njerzve, kur, pashë një foto dhe nuk I besova syve , ishte fotoja e një personi shumë të çmuar për mua. Ishte lajmërimi për ikjen nga kjo jetë e një nga emrave më të spikatur të mjeksisë dhe pediatrisë shqiptare, të gruas më moderne në Shqipëri, Dr Vitore Fico. Kishte një muaj që kishte ikur. Kjo grua e madhe, që nuk është më, që kishte bërë atë, që nuk arrinin ta bënin as nënat, kishte luftuar me distrofinë dhe atrofinë e fëmijëve dhe kishte shmangur vdekjen e sigurt. Ajo, Vitore Fico, i kishte rrëmbyer vdekjes me qindra fëmijë. Ajo, Herkuli femër i kohëve moderne të Shqipërisë, ishte përballur me vdekjen dhe kishte fituar, pa asnjë ndërhyrje hynore dhe kompromis, por me zemrën e saj të madhe dhe profesionalizmin e saj të pashoq. Kisha besuar, se, kur kjo grua të largohej nga kjo jetë, kjo pediatre e shkëlqyer, të paktën gjysma e Shqipërisë, duhet të qante. Mesa duket Shqipëria akoma nuk ka mësuar të qajë, por për kë ka qarë Shqipëria, që të qante për Vitore Ficon? Shqipëria ka patur mjekë e pediatër të mëdhenj që i mësuan se fëmijët janë njerëz dhe, jo thjeshtë të vegjël, që nuk marrin vesh. Është lufta titanike e pediatërve shqiptarë, me në krye professor Selaudin Bekteshin, dr Hamdi Sulçebe, dr Jorgji Jorgoni, dr Kostandin Kauri, dr Roza Buda, dr Xhanfise Bashha, dr Emil Cimbi, dr, Rashela Cikuli e shumë të tjerë të cilëve u kërkoj falje për mosnominimin, që luftuan prej vërteti, si titanët, kundra injorancës së thellë të kohës dhe varfërisë. Këta gjigandë, që mbase tani askush nuk I njeh, kanë punuar dhe luftuar me edukim në këshillimoret e fëmijëve të Tiranës e Shqipërisë, por koha e sotme nuk do të tillë heronj, të cilët edukojnë dhe emancipojnë dhe për më tepër, që nuk duan rreklamë dhe pasuri me cdo kusht dhe sidomos pa punuar. Ata ishin nga brumë, që i bënte t’a donin tjetrin si veten dhe, se vetja është shumë e çmuar. Unë hyj te brezi që pati fatin të jetojë me personalitete të tilla dhe duke perifrazuar Platonin e madh, po falenderoj Perëndinë që më bëri të jetoj me njerëz të tillë, pikërisht në kohën e duhur. Lamtumirë Dr Vitore Fico, të jam mirënjohse për gjithë jetën time që më ofrove miqësinë tënde', shkruan Gjika. 

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylber visha: 23/08/2019 10:58

    I lehte dheu i saj u prefsh ne paqe dr Fico .Ngushellimet familjes.

    Përgjigju
  • Idajet Ferhati: 20/08/2019 22:06

    Njerzit me vlera te medha ikin nga kjo bote ne heshtje dhe ne harres se jetojme ne nje vend ku politika shqipetare nuk e ja primare jeten e njeriur por xhepat e tyre familjareve ngushellime per te dhe u prefte ne paqe

    Përgjigju
  • Rajubi: 20/08/2019 19:40

    I u kujtofte emri perjetesisht

    Përgjigju
  • Hava Pelinku: 19/08/2019 16:25

    Nuk di cte them per median por dhe familja ka fajin e saj per lajmerimin. Ajo zonje e madhe ja kushtoi jeten e saj femijeve te semure niperve dhe mbesave dhe kolektivit te saj te mrekullueshem. Une e kam njohur femije mamaja ime punonte ne spitalin distrofik e kane dashur shume i gjithe personeli ajo ne ate kohe ishte edhe drejtoreshe i respektonte njerezit njesoj si ate bahcevanin dhe pastrueset ashtu edhe kujdestaret dhe infermieret po ashtu edhe mjeket qe kishin nderin te mesonin nga Herkuli shqipetar. Para nje muaji qe te nderronte jete ja degjova zerin per here te fundit ishte e semure me oksigjen mendova qe do e kalonte por nuk e kaloi dot kete here. Dyshova se telefoni dilte gjithmone i fikur ishte teper vone nuk di as se ku e ka varrin per ti cuar nje tufe me lule. Respekte pa fund.

    Përgjigju
  • Dr Flamur Topi: 19/08/2019 09:39

    Turp nuk kane mediat qe nuk i kushtuan rendesi keti lajmi per kete figure te nderuar te mjekesise apo skane kohe skane as gazetare per lajme te tjera deri tek ato me banale vrapojne kush e kush ta japin te paret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!