Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori i njohur i ‘Love Story’ Ryan O’Neal

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare aktori i njohur i ‘Love Story’ Ryan O’Neal

Ryan O’Neal në filim 'Love Story' në vitin 1970

Ka ndërruar jetë të premten që lamë pas aktori amerikan Ryan O’Neal, i personifikuar më shumti me rolet e tij në filmat e Stanley Kubrick “Love Story” dhe “Barry Lyndon”.

Aktori amerikan ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare lajmi u bë i ditur nga djali i tij,  Patrick O’Neal përmes një psotimi në rrjetin social “Instagram”.

“Kjo është gjëja më e vështirë që më është dashur të them ndonjëherë, por është ajo që është. Babai im ndërroi jetë i qetë sot”,- shkroi ai.

Ryan O’Neal bëri bujë me filmin “Love Story”, në 1970, një film që i përket zhanrit të romancës, ku aktori laun rolin e një djali i cili pasionohet pas një vajze të re, që detyrohet të punojë në bibliotekë për të paguar studimet.

Ky film korri  një sukses të jashtëzakonshëm asokohe duke e nominuar aktorin për çmimin Oscar. Më pas, ai u punësua veçanërisht nga Stanley Kubrick për “Barry Lyndon” të tij në 1975, një satirë sociale që eksploronte zakonet e shekullit XVIII.Aktori ishte i njohur edhe për lidhjen e tij të trazuar me aktoren Farrah Faëcett (“Zonja qesharake”), e cila zgjati disa dekada.

Ajo vdiq nga kanceri në vitin 2009, në të njëjtën ditë me Michael Jackson.

Pas vdekjes së aktores, ai ishte në qendër të një mosmarrëveshjeje në lidhje me një portret të FarrahFaëcett të nënshkruar nga Andy Ëarhol, të pretenduar nga Universiteti i Teksasit.

Pas një beteje ligjore, një gjykatë në Kaliforni pranoi në 2013 se ai ishte pronari.

Aktori kishte pasur më parë përplasje të tjera me ligjin.

Në vitin 2009, ai u dënua me një program 18-mujor të trajtimit të drogës pasi policia e arrestoi atë dhe djalin e tij Redmond dhe gjeti metamfetaminën në shtëpinë e tyre në Malibu.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A e forcon sigurinë dhe rolin e Shqipërisë baza e NATO-s në Kuçovë?



×

Lajmi i fundit

Osmani: Tani më shumë se kurrë na duhet uniteti për çështjet e interesit kombëtar

Osmani: Tani më shumë se kurrë na duhet uniteti për çështjet e interesit kombëtar